Berisha Shoku Rama le te shplodhet ne autobusin mavi

Në mandatin e ardhshëm nuk do të ketë më familje të varfra. Kjo ishte garancia e dhënë nga Kryeministri Berisha në takimin elektoral të zhvilluar mbrëmjen e së martës në zonën e ish Kinostudios, ku prezantoi kandidatin per deputet, Arben Qirjako.
Por përveç garancive dhe premtimeve të parashikuara në projektin qeverisës për mandatin e ardhshëm, kreu i qeverisë lëshoi dhe një kërkesë për votuesit.
“23 qershori po afron, është dita e madhe e vendimit tuaj, e vendimit për fitoren e 23 qershorit, e vendimit për Tiranën e shekullit 21, e vendimit të punësimit tuaj, për rroga më të larta dhe pensione më të larta, e vendimit për shndërrimin e blloqeve të të gjithë kësaj lagjeje në blloqe të një kryeqyteti të zhvilluar. Cila është alternativa tjetër? Mashtrime, trillime, sharje dhe mallkime. Por ato le ti hedhim me një akt dhe të mos konsumojmë asnjë minutë duke u marrë me to. Le t’ia lemë shokut të çlodhet në autobus. Vazhdo të çlodhesh. Ne le të vazhdojmë në përpjekjen tonë të mëtejshme për të ulur më tej taksat, për të ndërtuar një jetë më të mirë, për të ecur drejt Europës dhe të vazhdojmë për një punësim më të madh, rrogave më të larta, mirëqenie më të madhe, për Tiranën ëndrrës së qytetarëve të saj. Për Tiranën e ëndrrës së shqiptarëve kudo që janë, për Tiranën, metropolin europian”, vuri në dukje Berisha.
Por nëse alternativa e majtë përfaqëson vetëm mashtrime e shpifjeve, kampi i djathtë, sipas Kryeministrit, do të vazhdojë perpara me legalizimin e banesave, me projektet që do të garantojnë mirëqenie.
“Vitin e parë të mandatit që vjen nuk do të ketë familje në këtë lagje, në Tiranë dhe në Shqipëri në varfëri ekstreme. Shqipëria dhe shqiptarët do të ndahen njëherë e përgjithmonë nëpërmjet rritjes së ndihmës ekonomike, rritjes së punësimit, nga varfëria e madhe nga ato skaje ku ekziston. Kjo është alternativa jonë, alternativë e faktuar me integrimin e Shqipërisë në NATO, me heqjen e vizave, me rritjen e pensioneve dhe rrogave, me ndërtimin e infrastrukturës moderne në Shqipëri. Do të faktohet më tej, do të provohet në lagjet tuaj, në mbarë Tiranën dhe në të gjithë Shqipërinë”, garantoi Berisha, gjatë këtij takimi.