Berisha Shokun Edi duhet ta leme si kalores te vetmuar
Kryeministri Sali Berisha ne dy takime qe ka zhvilluar dje ne zonat afer kryeqytetit ka preferuar te mos i kunderpergjigjet rivalit te tij politik Edi Rama duke deklaruar se do ta leme si kalores te vetmuar. Berisha ne kuadrin e fushates elektorale ka prezantuar dje kandidatet per Bashkine e Vores dhe Komunes Berxhull.
VoreKryeministri Berisha nga qyteti i Vores ku prezantoi kandidatin e koalicionit Aleanca per Qytetarin kerkoi qe banoret e kesaj bashkie te mbeshtesin me nje mandat te dyte kryetarin aktual Fiqiri Ismailin si alternativa me e suksesshme si dhe personin i cili pati aftesine ti qendronte prane elektoratit te tij ne momentet me te veshtira sic ishte tragjedia e Gerdecit.
Fiqiri Ismaili ka deshmuar se eshte nje menaxher i shkelqyer dhe qytetari i pare me zemer te dhimbsur ndaj cdo halli te ketij qytetari. Ne ditet me te veshtira ai u tregua njeri me integritet dhe dha kontribut historik per kalimin e pasojave te Gerdecit nenvizoi Berisha. Nderkohe Berisha deklaroi se ne kete fushate nuk do te merrej me kundershtarin e tij politik Edi Rama por do tu kushtohet vetem qytetareve pasi alternative e koalicionit Aleanca per Qytetarin eshte vendosja e problemeve te qytetareve ne qender te alternatives se saj. Shokun Edi le ta leme si kalores te vetmuar ne rrugen e vetme kurse ne te ndjekim rrugen e djerses rrugen e mundit rrugen e suksesit tha Kryeministri.
BerxullKryeministri shqiptar Sali Berisha ka qene gjithashtu dje paradite ne Komunen Berxulle konkretisht ne fshatin Domje ku shprehu mbeshtetjen per kandidatin per kryetar komune te koalicionit Aleanca per Qytetarin Ymer Marku. Kryeministri vleresoi kandidaturen e Ymer Markut dhe theksoi se pikerisht me fitoren e tij kater vjet me pare nisi dhe transformimi i madh i kesaj komune. Ne kete komune gjate ketyre viteve jane investuar rreth 1 miliard leke ne rruget shkollat kopshtet kanalizimet dhe projektet e tjera u shpreh Kryeministri. Ne fshatin Domje pervec perurimit te rruges se re te fshatit Kryeministri ka peruruar edhe kopshtin e ri te ketij fshati i cili eshte nje investim i konsiderueshem qe u pergjigjet standardeve me te larta. Kopshti Yjet eshte pjese e shkolles se bashkuar te fshatit Domje ku ndodhet si shkolla 9-vjecare por edhe gjimnazi. Te tria keto institucione arsimore perbejne nje kompleks model qe ndihmon komunitetin e Domjes per tu arsimuar dhe edukuar.