Rama Me vote duhet te ndalim modelin e kerpudhezimit te Tiranes
Kryebashkiaku Edi Rama prezantoi dje ne njesine bashkiake nr. 2 ne Tirane kandidatin e Aleances per te Ardhmen Artemon Cukalla ndersa premtoi per keta qytetare se do te vazhdojne projektet per nje Tirane europiane ku shtohen rruget shkollat parqet e gjelberimi linjat e reja te transportit. Tiranen e duam si vendin ku realizohen endrrat e atyre qe vijne nga familjet e vjetra tiranase dhe atyre qe kane ardhur ne Tirane sic shkohej dikur ne Amerike per me shume mireqenie. Per kete enderr punojme te gjithe. Qe te ndihemi krenare qe jetojme ne Tirane tha Rama. Me 8 maj sipas Rames qytetaret do te vendosin per te ndryshuar politiken kombetare mbi territorin do te jene ata vendimmarresit qe sdo te lejojne qe qyteti te betonizohet te kerpudhezohet ashtu sic ndodh ne Kashar Kamze e Paskuqan ku qeveris Saliu tha lideri i opozites.
DajtNdeshkim me vote. Kjo eshte sipas kreut te Partise Socialiste Edi Rama rruga e ndryshimit me 8 maj te cilat pertej ndarjes ne dy kampe po qaset si opsion transformimi. Nga njesia bashkiake nr. 4 ne Tirane ne Komunen Dajt Rama njekohesisht kandidat i opozites per Bashkine e Tiranes ka nenvizuar problemet e jetes se perditshme qe hasin qytetaret duke apeluar per pjesemarrje ne votim. Pa pune por mos rrini pa pune me 8 maj. Kush eshte i papune dhe ne 8 maj rri pa pune nuk ka shans te gjeje pune me mbrapa sepse rruga per te gjetur pune eshte se kur te vjen dita te votosh te mos rrish pa pune por te votosh vete dhe te besh qe te votojne te gjithe te tjeret ne menyre qe te marresh ate qe te takon deklaroi Rama. Theksimi per dite te tera i mesazhit per pjesemarrje ne votime duket se lidhet me dy elemente qe mund te shfaqen si percaktuese per zgjedhjet lokale te 8 majit se pari qe prej vitit 2000 ne Shqiperi nuk marrin pjese ne votime rreth 1-1.2 milione shtetas qe kane te drejten e votes. Kjo madje e konfirmuar edhe ne vitin 2009 kur PS-ja luajti me karten e politikes se re dhe me nje kryetar te ri. Se dyti nje bojkot i tille masiv nga ai qe njihet si elektorati gri po e skualifikon matematiken elektorale pasi duke u veteshmangur nga pjesemarrja i hap rruge nje parashikimi qe ndertohet mbi statistikat periodike e per pasoje edhe manipulimit apo influencimit te votes. Kjo eshte ndoshta nje nga arsyet pse kreu socialist eshte shfaqur kunder bastioneve te cilat me gjase duhet te riperkufizojne kufijte e tyre per shkak te levizjeve demografike por edhe nje prurjeje te re ne votime. Sa u perket elementeve konkrete te fushates elektorale kreu socialist eshte perqendruar tek investimet publike teksa edhe dje ne njesine nr. 4 ka peruruar rikonstruksionin e cerdhes numer 42. Transformimi i cerdheve dhe i kopshteve te kryeqytetit eshte tashme nje ritual i permuajshem dhe i pervitshem nderkohe qe per cdo bebe dhe me cdo bebe fillon edhe kujdesi i Bashkise se Tiranes qe ne castin e lindjes me cekun e bebes te cilet e perfitojne mesatarisht 6 mije bebe ne vit ka thene ai me kete rast.