E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Duhen veprime konkrete per plotesimin e rekomandimeve

Ambasadori i Bashkimit Europian ne Tirane Etore Sequi kerkoi veprime konkrete ne lidhje me plotesimin e 12 rekomandimeve per integrimin e Shqiperise.

Apeli i Sequi erdhi sot gjate nje konference me teme perbushjen e kritereve e organizuar nga Ministria e Integrimit. Duke vleresuar rolin e shoqerise civile ne procesin e integrimit diplomat i BE tha se duhet perfshirje e te gjitha paleve ne kete proces.

BE e konsideron pjesemarrjen e shoqerise civile si nje gje shume te rendesishme. Besojme se procesi i integrimit eshte nje perpjekje e gjithe shoqerise dhe gjithe elementeve te saj theksoi Sequi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›