E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferaj dhe Dako perplasje e ashper ne auditorin e Universitetit te Durresit

Debati Dy kandidatet per kreun e bashkise se qytetit jane sulmuar me akuza te ndersjella

Perballja e pare e kandidateve per Bashkine e Durresit qe u organizua nga universiteti Aleksander Moisiu ka qene larg nivelit te pritshem akademik. Akuzat dhe kunderakuzat mes kandidateve qe u vune per here te pare perballe njeri-tjetrit kane karakterizuar takimin duke mos mundur dot te realizojne qellimin e organizatoreve per tu njohur realisht me vizionet dhe programet perkatese. Hajdut genjeshtar e komunist kane qene fjalet qe kandidatet i kane drejtuar njeri-tjetrit duke shkaktuar jo pak ilaritet ne sallen e konferencave akademike ku pjesemarresit ishin kryesisht studente dhe staf akademik. Keshtu dje ne mesdite dy kandidatet per Bashkine e Durresit ne zgjedhjet e 8 majit u vune perballe njeri-tjetrit pasi u ndien te barabarte ne refuzimet e meparshme te pjesemarrjes ne debate televizive. Vangjush Dako dhe Ferdinand Xhaferaj pranuan bashkerisht ftesen per te prezantuar programet e tyre dhe per te diskutuar mbi perfshirjen e universitetit ne planet e ardhshme te qeverisjes vendore po perballja u karakterizua me se shumti nga akuza kunderakuza qe arriten dhe ne fyerje. Gjate te gjithe kohes kandidati demokrat e akuzoi Dakon per biznesin e betonierave dhe shfrytezimin e pushtetit ne favor te ketij biznesi familjar nderkohe qe Dako vazhdimisht e kundershtonte mbi deklaratat dhe qendrimet e tij Xhaferajn duke thene se fjalet e tij nuk jane gje tjeter vecse genjeshtra te bera nga nje individ pa moral politik dhe qe ne 1997-n kur ishte kryetar i PD-se dhe deputet u largua nga vendi me helikopter. Dako nuk e ka humbur rastin ti kujtoje studenteve as gafen me kthimin e eshtrave ne atdhe te Ismail Qemalit dhe negociatat qe po beheshin per kete nderkohe qe ish-ministri i Kultures pranoi se lapsusi ishte nje gabim i lejueshem njerezor. Te dy kandidatet ne pergjigje te interesit te studenteve dhe stafit akademik pranuan se do ta kene universitetin nje aleat dhe partner te tyre gjate kater viteve te ardhshme. E ndersa Dako premtoi bursa per studentet ne varesi dhe te mbeshtetjes se keshillit bashkiak Xhaferaj premtoi bursa per nivelet master dhe doktorature. Ndersa Xhaferaj tha se strategjia e tij e zhvillimit 3T mbeshtetet ne 3 shtylla Turizem Transport dhe Tregti ajo e Dakos mbeshtetet ne 3D emri i kompanise se vellait te Dakos. Menjehere ka reaguar kryebashkiaku Dako duke thene se strategjia e tij eshte ajo e 4P-ve Partneritet Publik Privat dhe Popullaritet. Debati dhe organizimi qene pertej nivelit te kerkuar akademik po gjithcka eshte mbyllur me nje kafe te perbashket ne kafen e universitetit ku biseda ka vijuar me tone te zbutura dhe nuk kane munguar buzeqeshjet ndersa te pjesemarresit qe ndoqen nga larg dhe kete pjese te fundit la shijen jo te mire te natyres se vertete qe ka politika deri-diku e pamoralte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›