Bashkëpunim edhe me Brazilin e largët

Gjatë takimit, Haxhinasto theksoi se një drejtim i rëndësishëm i bashkëpunimit dypalësh është ai ndërmjet parlamenteve të dy vendeve. Tashmë ekzistojnë grupet e miqësisë në të dy parlamentet, por këto duhet të pasohen me shkëmbime vizitash nga të dyja palët.
Në këtë kuadër, z. Haxhinasto i dorëzoi zotit Collor, ftesën e Kryetares së Parlamentit shqiptar për të vizituar vendin tonë, ftesë e cila u prit me shumë kënaqësi. Nga ana e tij, senatori Collor vlerësoi të rëndësishëm bashkëpunimin midis dy vendeve në kuadër të organizatave shumëpalëshe.
Për sa i përket bashkëpunimit ekonomik, Collor veçoi fushën hidro-energjetike, meqenëse Brazili është një vend që mund të ofrojë ekspertizën e vet, si dhe mundësi investimi në këtë drejtim. Haxhinasto vazhdon vizitën zyrtare në Brazil. Sot ai takohet me Ministrin e Jashtëm të Brazilit, z. Antonio Patriota, me të cilin do nënshkruajë marrëveshjen për heqjen e vizave dhe dy memorandume të rëndësishme. /Start/
2011-10-27 11:01