E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria do aplikojë për në BE brenda presidencës çeke

Kryeministri Sali Berisha ka garantuar në takimin me krere shtetesh dhe qeverish anëtare të Partive Popullore Evropiane se do të bëjë çdo përpjekje që Shqipëria të dalë nga harta e vendeve qe nuk realizojnë zgjedhje të lira.Po ashtu Berisha siguroi se në zgjedhje të gjithë qyteteratë do të kenë letërnjoftimin në dorë. Edhe një herë Berisha ka theksuar se brenda Presidencës çeke do të bëhet aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE. Kryministri është takuar sot me kancelaren gjermane, kryeministrin e Italisë, atë të Greqisë dhe presidentin e Komisionit Europin Barroso etj. Kryeministri tha se Shqiperia gëzon mbështetje të gjerë për aplikimin ndërsa bëri të ditur se presidenca çeke është konsultuar me vendet anëtare të BE për apikimi e Shqipërisë. Në qendër të punimeve të samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të Partive Popullore në Bruksel është çështja e krizës ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›