E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Shqiperia e angazhuar ne veprimtarite sportive

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Amar Addadi.

Addadi, gjatë këtij takimi bëri një ekspozitë të shkurtër dhe dinjitoze të ekipeve shqiptare në lojërat mesdhetare, të cilat kanë dëshmuar dhe dëshmojnë një performancë të lartë duke fituar edhe medalje të shumta.

Ai i bëri të ditur kryeministrit Berisha se bashkëpunimi me Komitetin Olimpik shqiptarë është i shkëlqyer dhe kjo marrëdhënie do të vazhdojë edhe më tej.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare do të mbështesë të gjitha aktivitetet që do të organizojë Komitetit Olimpik shqiptarë.

Kryeministri theksoi se pjesëmarrja në veprimtaritë ndërkombëtare krahas karakterit sportiv, i shërben edhe bashkëpunimit kulturor, njohjes së vlerave të kombeve të ndryshme dhe të historisë së vendeve të rajonit.

Berisha tha se është i rëndësishëm bashkëpunimi shumë palësh dhe qeveria do të inkurajojë zgjerimin e programit të bashkëpunimit me Komitetin e Lojërave të Mesdheut .

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›