E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Edukimi nje nga prioritetet me te rendesishme te qeverise

Kryeministri Berisha priti sot Heinz Dieter Wenzel nga universiteti i Bambergut, Gjermani.

Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm që Universiteti i Bambergut ka patur me Universitetin e Tiranës, e në veçanti me Fakultetin Ekonomik.

Ai u shpreh se edukimi është një nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisë dhe se janë bërë përpjekje të mëdha në këtë drejtim, si rezultat i të cilave vetëm në 5 vitet e fundit është mundësuar rritja e nr të studentëve me 3 herë më shumë.

Qeveria ka iniciuar, mbështetur forcimin e sistemit të edukimit dhe tani po synohet për një përmirësim cilësor të tij.

Në këtë kuadër, bashkëpunimi ndërkombëtar merr një rëndësi të jashtëzakonshme për të plotësuar sa më mirë tërësinë e misioneve që kanë universitetet tona, si përgatitja e studentëve, kërkimi shkencor, përgatitja e fitimi i gradave dhe titujve shkencorë, përgatitja e vetë pedagoge dhe përfshirja e tyre në kërkim.

Heinz Dieter Wenzel i prezantoi Kryeministrit ecurinë e bashkëpunimit në vite si dhe projektin e fundit me përfshirjen e 7 universiteteve, ndër të cilët dhe atë të Tiranës duke krijuar një rrjet rajonal të rëndësishëm për përgatitjen e studentëve, doktorantëve etj.

Pjesë e këtij bashkëpunimi është dhe programi Master i përbashkët në fushën e studimeve ekonomike evropiane nga i cili kanë përfituar një numër i konsiderueshëm i studentëve dhe pedagogëve.

Ai u shpreh se bashkëpunimi me universitetin Bambergut e me universitetet gjermane, në tërësi ka qenë shumë i rëndësishëm dhe konkret, e se ky projekt do t`i shërbejë reformimit e modernizimit të sistemit.

Kryeministri siguroi që qeveria do të mbështesë plotësisht projektin e ofruar prej tyre si dhe kërkoi që ai të shtrihet dhe ne universitete të tjera në Shqipëri dhe Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›