Italia Jo me legalizime dokumentash ne ambasade por vetem ne MPJ
Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ka pritur sot ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Saba D’Elia i cili ka dorëzuar Notën Verbale, nëpërmjet së cilës, shteti italian ka pranuar heqjen e rezervës së tij nga Konventa e vulës apostile për shtetasit shqiptarë.
Pas realizimit të liberalizimit të vizave, procesit të suksesshëm të prodhimit të dokumenteve biometrikë për shtetasit shqiptarë, dhe së fundi, heqjen e vizave me vendet e Shengen-it, Haxhinasto ka shprehur konsideratën në emër të qeverisë shqiptare, duke e vlerësuar këtë hap si një zhvillim tepër të rëndësishëm dhe që përmirëson ndjeshëm marrëdhëniet konsullore mes dy vendeve.
Në takim u diskutua edhe mbi çështje të veçanta të bashkëpunimit dypalësh, si projekti i gazsjellësit Trans-Adriatic Pipeline (TAP), si dhe projekte të tjera në kuadër të Koperacione Italiana.
Italia ka tërhequr rezervat e paraqitura deri tani ndaj Republikës së Shqipërisë, lidhur me Konventën e Hagës për Apostilen, të datës 5 tetor 1961, “Mbi heqjen e kërkesës për legalizimin e dokumenteve zyrtare të huaja”.
Tashmë, të gjitha dokumentet e prodhuara nga autoritetet shqiptare do të legalizohen vetëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, me vulën Apostile, pa patur nevojë të legalizohen më pas në Ambasadën Italiane në Tiranë apo Konsullatat në Vlorë dhe Shkodër.
Të gjitha dokumentet e prodhuara nga autoritetet italiane do të legalizohen vetëm në institucionet italiane të autorizuara, me vulën Apostile, pa patur nevojë të legalizohen më pas në ambasadën e Shqipërisë në Romë apo konsullatat tona në Milano dhe Bari.
Kështu, dokumenti i përkthyer nuk do të legalizohet, vetëm do t’i bashkëlidhet dokumentit origjinal i cili do të jetë i legalizuar më parë me vulën Apostile në ministrinë e Punëve të Jashtme.
Tani, përkthimi i dokumenteve në gjuhën italiane mund të bëhet në këto vende:
1. tek përkthyesit zyrtarë të njohur nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë
2. tek Zyra Konsullore e Ambasadës Italiane në Tiranë
3. tek Instituti Italian i Kulturës
4. tek përkthyesit zyrtarë në Itali, të njohur nga autoritetet italiane