Presidenti dekoron kreun e programit ICITAP te SHBA-ve Gary Bullard
Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë u zhvillua ceremonia e dekorimit nga Presidenti i Republikës të drejtuesit të programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve, Gary Bullard.
Topi i akordoi Bullardit medaljen e Mirënjohjes për shërbime të shquara në mbështetje të Policisë së Shtetit, si dhe për kontributin e dhënë për forcimin e kapaciteteve profesionale e logjistike të Policisë së Shtetit në luftën ndaj krimit e forcimin e sigurisë publike.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Brendshëm Bujar Nishani; zv/ambasadorja e SHBA-së, Deborah Jones; drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj; drejtori i sapoemëruar i Programit ICITAP, Steve Bennett; si dhe përfaqësues të organizmave të tjerë që asistojnë e bashkëpunojnë me policinë.
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, gjatë fjalës së tij vuri në dukje jo vetëm kontributin e Bullard në ndihmë të Policisë së Shtetit, por dhe asistencën e vazhdueshme të qeverisë amerikane.
Kurse zv/ambasadorja e SHBA-së, Deborah Jones, vlerësoi për marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit dhe ekspertizën e ofruar. gjithashtu shprehu vlerësimet për Bullardit.
Drejtori i Programit ICITAP, Gary Bullard, duke shprehur mirënjohjen për vlerësimin e bërë ndaj tij, theksoi se medaljen e konsideron si një medalje që i takon çdonjërit prej të pranishmëve në ceremoni, organizatave që kanë bashkëpunuar në përpjekjet e përbashkëta, si dhe për çdo anëtar të Policisë së Shtetit