E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria e zhvilluar jo vetëm në Tiranë

Kryeministri Berisha vlerësoi potencialet  e mëdha prodhuese dhe turistike të zonës, duke garantuar se qeveria do të mbështesë dhe financojë çdo projekt, për të zhvilluar fuqishëm lagjet rurale të Tiranës, në mënyrë që ato ti shpalosin siç duhet këto potenciale.

Kryeministri ftoi autoritet lokale të zonës që të bëjnë gjithçka për të lehtësuar veprimtarinë e bizneseve, e cila do të ndikojë në uljen e papunësisë dhe rritjen e vazhdueshme të mirëqenies në familjet e këtyre komunave.

“Këshilla ime për ju, zotërinj kryetarë të komunave dhe anëtarë të këshillave është bëni gjithçka të lehtësojmë veprimtarinë e bizneseve, krijojuni atyre çdo lloj mundësie, duke ruajtur barazinë parë ligjit. Në këtë mënyrë do të zvogëlojmë gjithnjë e më shumë papunësinë, në këtë mënyrë do të rrisim mirëqenien në vazhdim të familjeve shqiptare.” u shpreh kryeministri.

Rruga e ndërtuar sipas të gjitha parametrave moderne e bashkëkohore përshkon fshatrat e komunës Vaqarr, si dhe i shërben fshatrave të komunës Baldushk, Farkë e Ndroq, duke bërë përfitues të drejtpërdrejtë 10 mijë banorë, ndërsa 30 mijë të tjerë do të përfitojnë në mënyrë indirekte. Nga kjo rrugë, përfitojnë gjithashtu edhe fëmijët e shkollës 9 vjeçare ne fshatin Arbane, si dhe Spitali i te Verbërve qe ndodhet ne këtë zone. Segmenti Vaqarr-Vishaj shërben edhe si rruge lidhëse midis rrugës se Ndroqit dhe rrugës Tiranë – Elbasan. Gjithashtu ajo lidh komunat e kësaj zone, Vaqarin me Baldushkun, Farkën dhe së shpejti Pajovën dhe Peqinin, duke krijuar një rrjet unik tregu e prodhimi për kryeqytetin. /Start/

                                                                                             2011-10-07 15:08
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›