Human Rights Watch: Qeveria shqiptare të kritikojë publikisht Ekrem Spahiun
Share
Nuk kanë mjaftuar dhjetëra shkrime në mediat e huaja për qëndrimin e mbajtur nga zëvendësministri i Mbrojtjes së qeverisë Berisha, Ekrem Spahiu, në lidhje me manifestimin e homoseksualëve në Tiranë, por ka reaguar edhe një nga organizatat më të njohura në botë për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch. Në deklaratën e tyre thuhet se qeveria shqiptare duhet të kritikojë publikisht Spahiun për qëndrimet homofobike që ka mbajtur dhe për faktin se ka mbështetur dhunën kundër personave që do marrin pjesë në Gay Pride.
Jam i shokuar nga fakti që një zyrtar i lartë i qeverisë bën thirrje për dhunë kundër demonstruesve paqësorë LGBT, tha një zyrtar i HRW.
Në të vërtetë kryeministri shqiptar kërkoi sot ndjesë për këto qëndrime të Spahiut.