E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia nis prishjen e ndërtimeve pa leje

Foto Ilustruese

TIRANE- Policia Bashkiake ka nisur aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Ditën e sotme policia ndërmori aksionin për prishjen e një pallati 5- katësh në zonën e Rrugë së Kavajës, një ndërtim që sipas drejtorit të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha ishte krejtësisht pa leje.

Hoxha në një pronocim për mediat, pas fillimit të shëmbjes së pallatit 5- katësh tha se, sot policia po zbaton ligjin. Jemi të vendosur të zbatojmë ligjin dhe për këtë kërkojmë edhe mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës

Ai tha se janë bllokuar disa objekte pa leje, dhe se më shembjen e tyre do të procedohet në ditët në vazhdim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›