Berisha: Shqipëria, krenare që është pjesë e NATO-s

Kryeministri Berisha ka deklaruar se Shqipëria mbetet e angazhuar të ofrojë mbështetjen e saj modeste për misionet e NATO-s.
Duke folur në konferencën e Komandantëve të Forcave Tokësore të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere, Berisha theksoi se Shqipëria është krenare që është pjesë e Aleancës.
“Shqipëria është një anëtare e denjë e NATO-s. Ne jemi krenar që jemi pjesë e Aleancës dhe jemi të angazhuar maksimalisht dhe përkrahim SHBA-në për vendosjen e sigurisë në Afganistan” theksoi Berisha.
Ai shtoi më tej se qeveria do të punojë fort për të përmirësuar kapacitetet e Forcave të Armatosura Shqiptare. “Forcat e Armatosura duhet të miratojë koncept të ri buxhetor. Mbrojtja e zgjuar është arritje qëllimesh dhe kursim.” shtoi Berisha.
Kryeministri Berisha e vlerësoi aleancën transatlantike si garantuesin e rregullit më të mirë ndërkombëtarë që bota ka pasur ndonjëherë.