Presidenti, Nano takohet nesër me kryeministrin Berisha

Kandidati i vetëshpallur për postin e kreut të shtetit Fatos Nano do të takohet nesër me kryeministrin Sali Berisha.
Takimi do të zhvillohet në kryeministri ku Nano do ta njohë kryeministrin Berisha me platformën e tij në postin e presidentit të ri të vendit.
Ndërkohë ditën e djeshme, Fatos Nano theksoi se takimi me kryministrin Berisha ka një rëndësi të dorës së parë në takimet e tij.
Ndërkohë takimi me Berishën përmbyll edhe bisedimet konsultuese të ish-kryeministrit Nano me krerët e partive parlamentare.
Më herët Nano është takuar me kruen e LSI-së Ilir Meta, me kreun e PS-së Edi Rama, me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, me kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule dhe së fundi edhe me kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu.