E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca, Berisha: Krenarë që jemi në NATO

Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha tha se Shqipëria është krenare që është anëtare e NATO-s.

Duke folur në Konferencën e Komandantëve të Forcave Tokësore të NATO-s, që po mbahet në Tiranë, Berisha theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar të ofrojë mbështetjen e saj modeste për misionet e NATO-s.

Kryeministri foli për përmirësimin e strukturave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Berisha e vlerësoi aleancën transatlantike si garantuesin e rregullit më të mirë ndërkombëtarë që bota ka pasur ndonjëherë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›