Politika konfirmon konsensusin për reformën në drejtësi
Mazhoranca dhe opozita deklaruan dje njëzëri se vendi ka nevojë për përmbushjen e reformës në sistemin e drejtësisë dhe se janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund të gjitha reformave të mëdha për të cilat ka nevojë vendi. Kësisoj, politika në vend është në prag të arritjes së një akordi të përbashkët, për të filluar nga puna për reformën në drejtësi dhe reformat e tjera të iniciuara në vend, pritet të nisin së shpejti. Të dy krahët politikë, theksuan dje se miratimi i një ligji sado i rëndësishëm qoftë, nuk është reforma në sistemin e drejtësisë. Në këtë drejtim kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Astrit Patozi, u shpreh dje se “PD-së ka qenë, është dhe do të mbetet e vendosur për t’i shkuar deri në fund të gjitha reformave të mëdha, për të cilat ka nevojë vendi, ku veçanërisht vend të rëndësishëm zë reforma në drejtësi”. Kryeparlamentari i demokratëve Astrit Patozi shprehu gatishmërinë e PD-së për të nisur nga puna menjëherë, me nënkomisionin e reformës në drejtësi, “sepse nuk kemi menduar për asnjë çast që reforma në drejtësi është vetëm miratimi i një ligji sado i rëndësishëm qoftë ky”. “Jemi të gatshëm për të gjitha temat e mëdha dhe do të ishte ndoshta dhe në nderin e opozitës që këtë paketë ne ta nisim pikërisht me kufizimin e imunitetit, por dhe me tema të tjera, jemi të hapur për të gjitha temat, në rast se opozita e ka seriozisht çështjen e kufizimit të imunitetit”, theksoi zoti Patozi. Ai shtoi se “reforma në drejtësi nuk mund të konsiderohet për asnjë çast si një proces i ndërprerë, apo si proces i lënë në mes, por mund të konsiderohet thjesht dhe vetëm si i spostuar pak, për shkak të axhendës së ngjeshur parlamentare të kohëve të fundit”. “Ne kemi shfrytëzuar këtë kohë për t’u përgatitur më mirë dhe shpresoj që këtë gjë ta ketë bërë dhe opozita me specialistët e saj për të gjitha temat e rëndësishme që përfshihet në paktin për drejtësi”, theksoi theksoi kryetari Astrit Patozi. Ndërkaq, porsa i takon qëndrimit të opozitës në lidhje me reformën në sistemin e drejtësisë, kryetarja e grupit parlamentar në PS, Valentina Leskaj u shpreh se “krijimi i një marrëdhënieje të re mes politikës dhe drejtësisë, synon mbylljen përfundimtare të një raporti të vështirë mes tyre, të një raporti të ngritur shpesh mes klientelizmit dhe shërbesës së ndërsjellë jashtë parimeve dhe vlerave që sistemi i drejtësisë duhet të bartë”. “Ne besojmë se vendi sot ka nevojë më shumë se kurrë për bërjen e kësaj reforme edhe për shkak se shteti ligjor, është një parakusht themelor për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO”, tha ajo. Sipas saj, Partia Socialiste është për jnë proces tërësisht të hapur e sa më përfshirës që do të na garantonte një reformë cilësore dhe të qëndrueshme nga mungesa e të cilave vendi ka vuajtur. “Duke qenë një reformë integrale e që kërkon punë e përfshirje të gjerë, PS gjykon se nuk ka kohë për të humbur”, u shpreh më tej Leskaj. Kësisoj, dy partitë e mëdha në vend, konfirmojnë qëndrimet e tyre në dobi të realizimit të reformës në sistemin e drejtësisë. Ndaj, Leskaj shtoi më tej se, “PS, ka vënë në dispozicion të Parlamentit dhe të gjithë aktorëve të tjerë të interesuar, dokumentin e Paktit për Reformën në Drejtësi”. Ndërkaq, dy ditë më parë, Shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmuth Lohan kërkoi që reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirëse dhe të shmanget krizat politike. Sipas Lohan, vendosja e shtetit ligjor është parakusht për të hyrë në BE. “Vendosja e shtetit ligjor është një parakusht thelbësor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, përcaktimi i mekanizmave që bëjnë të mundur vendosjen e shtetit ligjor në mënyrën e duhur është një detyrë thelbësore për të gjitha forcat politike, dhe ne kemi kënaqësinë të japim ndihmën tonë me një tjetër mision të rëndësishëm asistence”, vuri në dukje ambasadori Helmuth Lohan.
Propozimet e PS-së për reformën në drejtësi/Rreth dy javë më parë, nënkryetari socialist i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj, do të deklaronte se selia rozë ishte e gatshme që të bashkëpunonte më shumicën parlamentare për reforma e mëdha që i shërbejnë forcimit dhe konsolidimit të institucioneve të pushtetit gjyqsor e prokurorisë. Sipas tij çdo reformë në sistemin e drejtësisë duhet të synojë të largojë ndikimin politik nga gjyqësori e prokuroria, ta bëjë këtë sistem efiçent dhe sa më pak të prekshëm nga ndërhyrjet e njerëzve të veshur me pushtet apo të njerëzve që mund të paguajnë dhe të blejnë “shërbimin”. Në këtë kuadër në emër të selinë rozë ai sugjeroi: 1. Ngritjen e një Komisioni parlamentar të përkohshëm (ad hoc) për reformën në drejtësi me përbërje deputetësh kryesisht me përvojë në fushën e politikave në sistemin e drejtësisë objekti i punës së të cilit të jetë kryesisht ndërtimi i një fryme konsensusi politik për reformat në drejtësi, përcaktimi i principeve bazë mbi të cilat do të ndërtohet reforma, cështjet themelore kushtetuese e ligjore për të cilat është e domosdoshme fryma konsensuale si dhe modalitet e instrumentat mbi të cilat do të realizohet procesi në rrafshin teknik. 2. Në funksion dhe në mbështetje të këtij komisioni parlamentar sugjerojmë të ngrihet e funksionojë një Komision Ekspertësh vendas të pavarur me përbërje juristësh të shquar përfaqësues të institucioneve kryesore kushtetuese, pjesë të sistemit të drejtësisë, të ekzekutivit si dhe ekspertë konstitucionalistë me kontribute konkrete në strategjitë e ndërtuara në sistemin e drejtësisë të angazhuar edhe në programet e asistencës së BE. Ky komision ekspertësh të ketë përgjegjësinë dhe autonominë e dhënies së ekspertizës së nevojshme nëpërmjet një analize konkrete të funksionimit të sistemit aktual, përvojave që duhen konsoliduar dhe dobësive që duhen eleminuar duke prezantuar edhe propozimet e nevojshme për amendamente kushtetuese e ligjore si dhe veprimet institucionale e fiskale që duhen realizuar si komponente të reformës në sistemin e drejtësisë. 3. Në mbështetje të Komisionit Parlamentar dhe vecanërisht të Komisionit te Ekspertëve të sigurohet kontributi efektiv i ekspertëve të misioneve të asistencës së BE (Euralius - për gjyqësorin, Pameca - për policinë gjyqsore etj) dhe SHBA (OPDAT-i) duke kërkuar ndryshimet në termat e referencës në marrëvëshjet përkatëse të nënshkruara nga palët. Nëse gjykohet e nevojshme dhe e mundëshme mund të kërkohet edhe mbështetja me kontribute konkrete nga ana e KE dhe Komisionit të Venecias sic u veprua në rastin e debatit për ligjin e ri të Prokurorisë në Maqedonin fqinje.