Berisha: Shqipëria reforma për integrimin në BE

"Integrimi në Bashkimin Evropian është shumë i rëndësishëm për qeverinë shqiptare dhe ky proces është në të vërtetë udhërrëfyesi i vërtetë i reformave në Shqipëri", deklaroi kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën "Bota në Vitin 2025", e cila u zhvillua në Vjenë (Austri). Në punimet e konferencës, kryeministri Berisha paraqiti një tablo të zhvillimeve në Shqipëri, në përpjekje për të realizuar standardet për liberalizimin e vizave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Duke theksuar se 95 për qind e shqiptarëve mbështesin integrimin në BE, Kryeministri Berisha u shpreh se "ky mbetet akoma projekti ëndërr i Shqipërisë". "Integrimi në BE dhe integrimi në NATO është për të gjithë rajonin forca drejtuese që do ta ndryshojë rrymën në drejtim tjetër nga konfliktet apo luftërat civile dhe drejt bashkëpunimit, miqësisë dhe një të ardhmeje të përbashkët", vijoi kryeministri.
Në këtë kontekst, ai vlerësoi se "Deklarata e Selanikut në Samitin e BE-së ishte me një rëndësi themelore sepse i jepte një perspektivë Evropiane vendeve Ballkanike".
Gjithashtu, sipas tij, "është premtuar hapja e bisedimeve për një marrëveshje hyrëse me Maqedoninë, ndërkohë, Shqipëria është në pritje pasi ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE".
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha shprehu angazhimin në luftën kundër korrupsionit dhe siguroi se "Qeveria shqiptare do të bëjë çdo përpjekje kundër tij". "Ne e nxorëm administratën publike nga konflikti i interesit dhe morëm masa për të mos lejuar përdorimin e parave publike për qëllime të tjera private. Qeveria ime ka arritur të shkurtojë shpenzimet operative me rreth 5% të PPB-së", theksoi kryeministri.
Në përfundim, Kreu i Qeverisë shqiptare u shpreh se "Evropa nuk do të ishte e plotë nëse të gjitha territoret saj, të cilat po ndërtojnë dhe forcojnë të njëjtat vlera evropiane, nuk përfshihen në të, si në rastin e Turqisë". Është e vërtetë, tha ai, se "Turqia është një vend me mendje evropiane dhe zemër aziatike, por Kostandinopoja ishte djepi i qytetërimit tonë".