E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e PS vendos bojkotin e zgjedhjeve

Deputeti i PS-së, Gramoz Ruçi pas mbylljes së Asamblesë së PS-së tha se anëtarët e saj kanë vendosur bojkotin e zgjedhjeve të pjesshme të 15 nëntorit. Ai tha se selia rozë vlerëson se zgjedhjet e 28 qershorit ka pasur deformime. "Rezultati real i votave është deformuar", tha ai.
Ruçi deklaroi se Asambleja miratoi axhendën axhendën politike të PS-së për periudhën tetor -dhjetor 2009-të. "U miratuar axhenda, por me një ndryshim, që kjo axhendë do bëjë pjesë të saj të gjithë atë problematika që ka përcaktuar progres-raporti i KE-së për vendin tonë", tha ai. Sipas Ruçit, Asambleja e PS-së miratoi edhe një vendim për organizimin e strukturave të PS-së në emigracion në ato vende ky ka shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›