MPJ: Caktimi i kufirit të Kosovës, kontribut për paqen
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes midis Prishtinës dhe Shkupit për çështjen e demarkacionit të kufirit.
"Ministria e Punëve të Jashtme bashkohet me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët, z. Havier Solana, i cili përgëzon në mënyrë të ngrohtë autoritetet e dy vendeve për arritjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme si një shenjë pjekurie, përgjegjësie dhe respekti reciprok", thuhet në njoftimin për shtyp.
Ministria e Punëve të Jashtme, vlerëson se arritja e kësaj marrëveshjeje është një kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe një dëshmi e qartë e vullnetit të dy vendeve për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të fqinjësisë së mirë, për një të ardhme të përbashkët evropiane.