Blushi kundër bojkotit të zgjedhjeve të pjesshme
TIRANË- Deputeti dhe anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Ben Blushi ka shprehur edhe sot qëndrimin e tij kundër bojkotit të zgjedhjeve të pjesshme nga ana e PS-së. Pas mbledhjes së Asamblesë, Blushi gjatë një reagimi për mediat ka deklaruar se në këtë mënyrë po i falen qeverisë 5 njësi vendore.
"PS po tërhiqet nga të gjitha pozicionet e saj duke rrezikuar të mos të hyjë as në zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të thotë se ajo po del jashtë sistemit"- tha Blushi.
Sipas tij, Partia Socialiste do ta humbë durimin duke qendruar jashtë parlamentit dhe arsyet për të qenë të pranishëm në Kuvend do të jenë shumë më të mëdha.