Rekomandimet e AP për 21 janarin, komiteti i OKB-së kërkon sqarime
GJENEVE - Komiteti për të drejtat e njeriut të OKB-së ka shprehur shqetësim për disa çështje, lidhur me respektimin e të drejtave civile dhe politike në Shqipëri. Gjatë seancës së zhvilluar këtë të hënë në Gjenevë, anëtarët e komitetit kanë kërkuar nga delegacioni prej 12 anëtarësh që përfaqëson Shqipërinë, t’i përgjigjen një sërë shqetësimesh, veçanërisht sa i përket rekomandimeve të bëra nga Avokati i Popullit dhe punës së këtij institucioni.
Njëri prej anëtarëve kërkoi sqarim edhe lidhur me rekomandimet e Avokatit të Popullit për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.
“Sa i përket burimeve njerëzore dhe financiare, për të garantuar eficencën e këtij institucioni, komiteti do të dijë se si përgatitet buxheti për Avokatin e Popullit dhe a miratohet kërkesa e shpenzimeve në total nga Ministria e Financave. A është e vërtetë që parlamenti shqiptar është përpjekur të ushtrojë presion në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, për të reduktuar paanshmërinë e këtij institucioni, përmes reduktimit të stafit të tij. Avokati i Popullit ka theksuar nevojën për një hetim të thelluar të ngjarjeve të 21 janarit ndaj duam të dimë se cili ka qenë rezultati i këtyre hetimeve. Duket se autoritetet nuk i marrin seriozisht rekomandimet e Avokatit të Popullit.”- deklaroi ai.
Komiteti shprehu shqetësim edhe lidhur me fenomenin e gjakmarrjes dhe familjet e ngujuara, duke kërkuar të dijë se çfarë po bëjnë autoritetet shqiptare për këto familje.
Në përgjigjen e saj, ambasadorja e misionit të përhershëm të Shqipërisë në Gjenevë, Filoreta Kodra pranoi se shumë prej rekomandimeve të Avokatit të Popullit nuk janë implementuar, por janë marrë parasysh nga institucionet përkatëse. Sipas Marrëveshjes Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, të cilën e ka nënshkruar që në vitin 1991, Shqipëria duhet t’i nënshtrohet kontrolleve të rregullta të Komitetit për të Drejtat e Njeriut, në lidhje me zbatimin e të drejtave të njeriut. Hera e fundit që delegacioni shqiptar u paraqit përpara këtij Komiteti ishte në vitin 2004.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rekomandimet e AP për 21 janarin, komiteti i OKB-së për të drejtat e njeriut kërkon sqarime