Fatmir Limaj sërish në arrest shtëpiak
PRISHTINE - Deputetit Fatmir Limaj dhe personave të tjerë të përfshirë në rastin "Kleçka", u është kthyer sërish masa e arrestit shtëpiak. Lajmi u konfirmua nga avokati i Limajt, Tomë Gashi.
"Në sistemin juridik të Kosovës ndodh edhe ky spektakël juridik i paparë deri tani. Për herë të dytë gjykata e apelit e kthen Fatmir Limajn dhe të tjerët në Arrest Shtëpiak. Arresti shtëpiak ishte ndërpre për herë të dytë më 3 korrik nga gjyqtari Malcolm Simons, por prokurori Salustro prapë ishte ankuar tek Gjykata e Apelit, e cila para pak çastesh vendosi ta aprovojë këtë ankesë dhe ta kthej Limajn dhe të tjerët përsëri në arrest Shtëpiak", - ka thënë avokati Tomë Gashi për Gazetën Express.
(er.nu/BalkanWeb)