E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria, së shpejti me universitet mjekësor

Shqipëria, së shpejti do të ketë universitetin e saj mjekësor. Kështu është shprehur Kryeministri Berisha në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë. "Zotohem këtu para jush se qeveria do të marrë reformat më të thella për të mbështetur profesionin e mjekut" theksoi Berisha duke shtuar se qeveria do të angazhohet për të ndërmarrë një nga reformat më të thella që të ketë shërbimin më të mirë dhe më cilësorë në vend.
"Sot secili prej jush sheh të realizuar ëndrrën më të bukur që ju kemi patur parandaj dua t'ju uroj nga zemra mbarësi dhe të shkëlqeni në profesionin më të përsosur atë të mjekut" theksoi Berisha. Berisha gjithashtu shtoi se shpreh bindjen se studentët mjekësinë shqiptare do ta lartësojnë gjithnjë e më shumë këtë profesion fisnik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›