E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi A/H1N1, OBSH: Ende ekziston alarmi i pandemisë

Mund të duhen disa vite që Organizata Botërore e Shëndetësisë të ulë nivelin e alarmit për gripin A/H1N1 nga pandemi në grip sezonal, njoftoi sot agjencia e OKB-së për shëndetësinë. Në muajin qershor, OBSH-ja rriti në nivelin më të lartë pandemik alarmin për përhapjen e virusit të ri, i njohur gjerësisht gripi i derrave që deri tani ka shkaktuar të paktën 4500 viktima në të gjithë botën, veçanërisht në Amerikën e Veriut.
Zëdhënësi i OBSH-së, Gregory Hartl deklaroi se niveli aktual do të qëndrojë i pandryshuar deri kur njerëzit të kenë një mbrojtje më të mirë kundër H1N1.
Në pandemitë e mëparshme, Hartl deklaroi se është nevojitur kohë që viruse të tjerë gripalë të bëhen më pak infektues. "Eventualisht një virus pandemik transformohet në një virus sezonal dhe kjo normalisht ndodh për rreth dy ose tre vjet", deklaroi Hartl. Hartl deklaroi gjithashtu se deri tani nuk ka pasur shenja se gripi pandemik ka ndryshuar në një virus më të rrezikshëm ose më pak të rrezikshëm nga ai që u identifikua në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›