E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqiperia si Zvicra, pa viza per qytetaret e huaj qe kane "Shengen"

Qeveria do te heqe vizat per te gjithe shtetasit e huaj qe pajisen me viza "Shengen". Nderkohe qe do te zgjerohet maksimalisht lista e vendeve, qytetaret e te cilave pajisen me viza ne kufi. Ky ka qene qendrimi i kryeministrit Berisha, ne mbledhjen e djeshme te qeverise, teksa kerkoi vendosjen e disa standardeve te reja, per te lehtesuar hyrjen ne Shqiperi, per te gjithe shtetasit e huaj qe pajisen me viza "Shengen". Kryeministri sqaroi se kjo mundesi nuk ben fjale per vendet e "Shengen"-it, sepse me ta Shqiperia nuk ka viza, por per qytetaret e atyre vendeve qe marrin viza "Shengen". "Ne, si vend i vogel qe jemi dhe qe nuk do te mundemi te mbulojme ndonjehere planetin me sherbim konsullor, duhet te shohim disa standarde te tjera, qe do te thote se ne Shqiperi mund te vine pa viza, te gjithe ata shtetas te huaj qe marrin viza Shengen, kudo qe ata ndodhen. Kjo mundesi nuk ben fjale per vendet e "Shengen"-it, sepse me ta ne nuk kemi viza, por per ato vende qe marrin viza "Shengen". Kete standard e ka perdorur Zvicra dhe per mendimin tim eshte nje standard i mencur", u shpreh ai. Berisha kerkoi te negociohet me KE, ne menyre qe qytetaret qe pajisen me viza per ne ate vend, t'i kene te vlefshme edhe per Shqiperine. Ai kerkoi qe te zgjerohet lista e vendeve, qytetaret e te cilave pajisen me viza ne kufi. "Duhet te zgjerohet maksimalisht lista e vendeve, qytetaret e te cilave marrin viza edhe ne kufi. Ishte nje kohe e arte, kur vizat merreshin vetem ne kufij, por ka qene shume kohe perpara. Per shume vende ne i kemi hequr fare vizat, ndersa per disa te tjere duhet te percaktojme marrjen e vizave ne kufij", u shpreh kryeministri Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›