E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ndryshim politikes, pas saj qeverisjes

"Te merresh me politike jo per t'u bere politikan, por per t'i dhene politikes permasen e shpresave, deshirave dhe ambicieve tuaja, do te thote te nisesh nga e verteta e thjeshte, se politika eshte per t'i dhene mundesi njerezve, ku te gjithe se bashku te zgjidhin probleme qe i vetem nuk i zgjidh dot kurre". Kjo eshte deklarata e bere nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate takimit me vullnetaret e tij ne qytetin e Rreshenit. Ne kete takim ai ka qene i shoqeruar nga anetarja e kryesise se PS, Lindita Nikolla dhe drejtues te tjere te PS-se. "Asnje prej nesh nuk i zgjidh dot i vetem, problemet e shumta. Pikerisht per kete ka lindur politika per te krijuar hapesire qe njerezit te takohen, te diskutojne, ballafaqohen dhe te konkurrojne per te zgjidhur problemet e tyre", deklaroi Rama. Sipas tij, politika nuk eshte nje skene ku nje grusht burrash, shajne dhe kacafyten perdite dhe ku fiton ai qe bertet me shume. "Politika eshte krejt e kundert dhe ne rast qe Shqiperia eshte kjo qe kemi sot, kaq e varfer, kaq e pa pune, kaq e pa shprese, kaq e prapambetur, nderkohe qe ne nuk kemi asgje me pak se te tjeret, kjo ne radhe te pare lidhet me politiken", shpjegoi lideri socialist domethenien e politikes, sipas mendimit te tij. Ai beri thirrje se duhet te ndryshojme politiken, per te ndryshuar qeverisjen dhe duke ndryshuar qeverisjen, ne do te ndryshojme Shqiperine per ta bere ate si gjithe Evropa. A. Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›