E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: “Shqipëria superfuqi e energjisë”

07/11/2011  Në intervistën për “Global Finance Magazine” kryeministri flet për situatën ekonomike

Me qëllim rritjen në mёnyrё të konsiderueshme të flukseve të investimeve tё huaja direkte kryeministri Berisha pohon se qeveria e tij po ecën përpara me një plan ambicioz, që parashikon kombinimin e taksave tё ulëta, investimeve tё mёdha nё infrastrukturëё dhe nxitjen e investimeve. Gjatë një interviste për revistën amerikane “Global Finance Magazine” kreu i qeverisë shqiptare thotë se barra fiskale nё Shqipёri ёshtё ndёr mё tё ulëtat nё Europё. “Qeveria ka shpenzuar 10% tё GDP-sё sё vendit nё ndёrtimin e rrugёve gjatё dy vjetve tё fundit dhe ёshtё pёrpjekur tё pёrmirёsoj klimёn e biznesit”, - shton kryeministri. Sipas UNCTAD-it, investimet e huaja direkte janё rritur mё shumё se 300% gjatë viteve 2005–2010. Statistikat zyrtare tregojnё se eksportet janё rritur me 300%, ndёrsa rritja e GDP-së ёshtё midis 3 dhe 4 %. Qёllimi i Berishёs, siç thotë ai në këtë intervistë, nuk ёshtё vetёm rritja e pёrgjithshme e ekonomisё. Ai do ta kthejë vendin nё njё superfuqi rajonale tё energjisё sё gjelbёr. Janё nёnshkruar kontrata pёr rreth 220 hidrocentrale, vendi tashmё ёshtё nё rrugё tё mbarё pёr tё arritur qёllimet e vendosura. “Me lartёsinё mesatare mbi nivelin e detit mё tё lartё nё Europё, ne kemi gjithashtu disa vende qё janё vendndodhje kryesore pёr gjenerimin e energjisё sё erёs. Kemi gjithashtu potencial pёr t’u bёrё lider europianё nё gjenerimin e energjisё diellore”, - deklaron Berisha. Shqipёria ёshtё gjithashtu e pasur nё burime natyrore, me depozita tё rёndёsishme kromi, nikeli, bakri dhe hekurore, si dhe disa rezerva ari dhe nafte, tё cilat qeveria ёshtё e etur t’i shfrytёzojё. Nё tё njёjtёn kohё industria e turizmit nё Shqipёri ёshtё duke u rritur fuqimisht. Vizitorё tё shumtё tёrhiqen nga kombinimi i bukurive natyrore dhe trashёgimisё sё pasur kulturore. Numri i turistёve ёshtё rritur mё shumё se 10 herё: nga 300.000 në vitin 2004 deri nё 3.5 milionë vitin e kaluar. Gjithashtu kryeministrit hedh poshtë akuzat sipas të cilave vendosmёria e qeverisё pёr tё zhvilluar minierat dhe energjinё mund tё shkaktojё dёme serioze mjedisore. “Ne besojmё nё zhvillim tё qëndrueshёm. Ёshtё e mundur dhe ёshtё mёnyra mё e mirё. Pse do tё donim tё pёrsёritim tё njёjtat gabime qё kanё bёrё vendet e zhvilluara?”, - vijon shefi i ekzekutivit. Pak ditë më parë kryeministri Berisha gjatë Forumit të Investimeve për Prodhimin e Energjisë Hidrike në Shqipëri, organizuar nga BERZH-i, nënvizoi se Shqipëria ka të gjitha potencialet dhe ambicien të bëhet prodhuese e 100 për qind të energjisë së rinovueshme dhe importuese e saj dhe se energjia e rinovueshme ka rëndësi përcaktuese në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›