Në sofrën shqiptare, ku tragjedia është ulur këmbëkryq
07/11/2011 Florian Djala nga Shënkolli i Lezhës humbi gruan dhe 2 vajzat nga përmbytjet
I duket sikur dëgjon të qeshurat e vajzës, ndjen aromën e parfumit të gruas
XHENOVA(ITALI)- Tri ditë pas tragjedisë së përmbytjeve, ku humbi jetën shqiptarja 28 vjeçe dhe 2 fëmijët e saj “Corriere Della Sera” përshkruan gjendjen e babait, të vetmit të shpëtuar nga familja e tij. Floriani kthehet në shtëpi në 4 e gjysmë të mëngjesit. Nuk ka më fuqi, nuk fle dhe as ai nuk e di sesi mundet të qëndrojë në këmbë. Dy kate, përpjekje e njëjtë për t’u ngjitur. Në tryezën e kuzhinës është akoma një pjatë me pelte, e përgatitur ende për Janisën, vajzën e tij vogël, e cila për një muaj do të mbushte 1 vjeçe. Në ajër ndihet akoma aroma e parfumit të Shpresës, “gruaja e jetës sime”, siç thotë ai. I duket sikur ende dëgjon të qeshurat e vajzës tjetër të tij, Xhoja, energjia e 8 viteve të jetës së tij. Por kjo ishte jeta. Tani, në këtë “jojetë” dhe në këtë “joshtëpi” ka vetëm një heshtje shtypëse. Trupi i pajetë i Shpresës është në morg, ashtu si dy vajzat. Floriani shikon përreth, ulet poshtë, i rraskapitur, i vetmuar dhe qan, me një dëshpërim që kalon nëpër mure. Eda, fqinja në portën përballë mbetet zgjuar duke dëgjuar pikëllimin e pangushëllueshëm. “E dëgjoja duke qarë që nuk ndalej atje në agoninë e tij. Ai përsëriste në italisht “pse, pse e gjithë kjo?”. Pse të gjitha të këqijat bashkë?”,-thotë komshija. Florian Djala, shqiptari nga Shënkolli i Lezhës, arriti në Itali 14 vjet më parë për të kërkuar punë dhe mirëqenie. Xhenova e ka mirëpritur atë dhe dy vëllezërit e tjerë, Andrean dhe Jurin, të cilët dje në mëngjes në orën shtatë e kishin tërhequr larg nga shtëpia e fantazmave dhe nga ai trishtim. Një përqafim i heshtur me Serxhon, në katin e poshtëm. Dhe pastaj largim. “Kurrë nuk mund të qëndrojë aty ku ishte me familjen e tij”,- thonë të bindur vëllezërit e tij. Pastaj merr rrugën për tek Juri, duke u përpjekur të flejë pak. Në 4 pasdite, shtëpia e Jurit është e mbushur plot. Fqinjët kanë siguruar disa karrige, ndërsa kreu i familjes i fton të gjithë të ardhurit të ulen, të pinë një kafe dhe të ndezin një cigare duhan. “Kjo është tradita jonë, por jo pyetje private, jo sot. Ajo që ne mund të themi është se jemi vëllezër të bashkuar”, -thonë ata. Gratë janë më të kthjellta. Nëna e Florianit shkon tek të ftuarit për një puthje dhe një përshëndetje. “Këto janë vajzat dhe kjo është nëna e tyre”,- thotë teksa qan dhe tregon tre fotografitë, ku dallohen Shpresa, Janisa dhe Xhoja që kanë dalë duke buzëqeshur. Andra mbyll sytë dhe risheh Xhojën në morg. Nuk e fshin dot atë imazh nga sytë e tij, “kishte faqet e fryra dhe ende gjakderdhje…”. Dhe kështu kjo familje shqiptare, e dënuar me këtë tragjedi të rëndë, detyrohet të kalojë këto orë të vështira, ndërsa fati i Florianit ende mbetet i paqartë, nëse do të rrijë në Itali apo do të kthehet në Lezhën e tij.
Përgatiti: Mariglen Mullai