Berisha: “Shqipëria u prek nga gripi i derrit, por s’ka vend për panik”
Ministria Godo: “Kemi porositur blerjen e 1 mijë dozave Tamiflu kundër virusit”
Emanuela Sako
Kryeministri Sali Berisha ka bërë deklaratën e parë lidhur me ardhjen e virusit AH1N1 në Shqipëri, ku ka siguruar qytetarët se do të merren masa të forta për përballimin e situatës. Kryeministri Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve se nuk ka vend për panik pavarësisht rasteve të identifikuara me gripin e derrit. Kryetari i qeverisë theksoi se pavarësisht shkallës së lartë të përhapjes, gripi nuk po shfaqet në format e tij më agresive, por në raste të cilat mund të trajtohen lehtë nga autoritetet mjekësore. Ai, garantoi siguri të plotë dhe marrjen e masave për të menaxhuar situatën, madje premtoi se në muajin shtator vendi ynë do të pajiset me vaksinën e posaçme kundër gripit të derrave. “Absolutisht, jemi tërësisht të përgatitur me të gjitha kapacitetet e nevojshme për ta përballuar me sukses të plotë, qoftë me shtretër, qoftë me specialistë, dhe laboratorin për të identifikuar këtë specifikë të virusit, qoftë dhe me Tamiflu apo vaksina. Jemi tërësisht të përgatitur dhe s’ka asgjë për t’u dramatizuar”,- deklaroi kryeministri Sali Berisha.
Nga ana tjetër, Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo inspektoi Portin e Durrësit dhe Aeroportin e Rinasit, për të parë mënyrën e monitorimit të personave që vijnë nga vendet e huaja.
Situata
Këto janë dhe dy pikat kyçe, nga ku mund tët importohet virusi, çka mund të bëhen shkak për një përhapje më të gjerë të gripit të derrit në vend. Në Aeroportin e Rinasit, prej disa ditësh janë afishuar me qindra postera, që njoftojnë qytetarët se si duhet të sillen në rast se kanë shenja të gripit. Ministrja Godo, ka kërkuar një shtim të numrit të stendave, për informimin e qytetarëve. Ajo kërkoi forcimin e të gjitha pikave kufitare në vend dhe sqaroi situatën për monitorimin që duhet të bëjnë mjekët në bord, si dhe sjelljen e udhëtarëve në rast se konstatohen rastet e virusit. Ministrja bëri thirrje se kushdo nga udhëtarët që vë re se është infektuar nga virusi dhe mjekët në bord janë dyshues, atëherë këta persona duhet të qëndrojnë në dhoma të veçanta deri në zbritje, ku të vihen nën mbikëqyrjen e specialistëve.
Vaksina
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se tashmë është porositur blerja e 1 mijë dozave Tamiflu, të cilat pritet të mbërrijnë së shpejti. Aktualisht, janë rreth 4500 doza Tamiflu rezervë në vendin tonë, pa shtuar pjesën tjetër të blerjeve të konstatuara nga qeveria. Ministria e Shëndetësisë do të vërë në funksion të situatës një fond prej 350 mijë eurosh, të dhëna nga OBSH-ja. Ministrja kërkoi që mjekët në zonat e largëta të tregohen më të kujdesshëm për rastet që paraqiten dhe të konfirmojnë të gjitha rastet e dyshuara, duke ndjekur udhëzimet e MSH-së.
Specialistët bëjnë të ditur se harta e personave të prekur pritet të zgjerohet në të gjithë vendin. Aktualisht janë duke u konfirmuar 8 raste në qytetin e Durrësit që mendohen se janë prekur nga virusi i gripit të derrit. Për përcaktimin e rezultateve përfundimtare priten ekzaminimet nga laboratori Rumun. Në muajin shtator pritet të përfundojë ndërtimi i laboratorit të Virologjisë pranë ISHP-së, ku do të kryhen të gjitha ekzaminimet e virusit AH1N1. OBSH-ja deklaron se virusi do të prekë 25-30 për qind të popullsisë Shqiptare. Përfaqësuesja e Zyrës së OBSH-së në vendin tonë, Anshue Banerje deklaroi se virusi në vendin tonë po shfaqet në forma jo të komplikuara dhe më i lehtë se virusi i gripit të zakonshëm. Banerje theksoi se nuk ka vend për panik nga AH1N1, pasi në stadin aktual virusi nuk është në forma të komplikuara për shëndetin e qytetarëve që kanë rezultuar të prekur. Zyra e OBSH-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë të gjitha këshillat e specialistëve për mbajtjen e higjienës, për të shmangur prekjen nga virusi.
Tamifluja e skaduar, Ministrja: Mos blini Tamiflu në farmaci
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, deklaroi se po hetohet për rreth 2900 paketa Tamifluje, të cilat kanë skaduar. Dozat e Tamiflusë që deri më sot kanë qenë stok në spitale, tashmë u ka kaluar afati i skadencës, sipas datave të shënuara në kuti. Ministrja Godo u bëri thirrje qytetarëve që të mos i blejnë këto doza në farmaci. Arsyeja është se mbi do duhet të kryhen kontrolle dhe sipas rregullave mjekësore, Tamifluja nuk mund të merret pa rekomandimin e specialistit. Sipas Ministres, OBSH-ja ka bërë të ditur se Tamiflutë që kanë kaluar datën e skandencës mund të përdoren dhe për një vit. Ato mund të vihen në përdorim vetëm nëse janë ruajtur në kushte të përshtatshme, njëlloj si vaksinat e tjera. “Kemi një sasi Tamifluje, e cila në kuti plotëson datën e skadimit, por nga OBSH dhe nga vetë kompania na është thënë se mund të përdoret edhe një vit tjetër nëse është ruajtur gjatë kësaj kohe në kushte të mira dhe të domosdoshme që medikamenti të mos skadojë. Tani jemi duke hetuar për këtë”,- theksoi Anila Godo. Ndërkohë, specialistët kanë bërë thirrje që qytetarët të mos kalojnë në panik dhe të mos u drejtohen farmacive për blerjen e medikamentit. Përdorimi i saj pa një konfirmim nga mjeku, sjell efekte të rënda shëndetësore në organizëm. “Jo çdo njeri mund t’i përdorë, dhe i rekomandoj qytetarëve se mund të vijë puna që Tamifluja të jetë në farmacitë e qytetit, jo çdo njeri duhet të vejë, të blejë dhe të përdorë Tamiflunë. Ai është medikament i fort, nuk është si të marrësh thjesht një nga këto antipiretikët që marrim në raste gripi”, - vijoi Godo.
Komisioni Europian parashikon përhapjen e gripit të ri
Komisioni Europian paralajmëroi dje, se përhapja e gripit të ri A/H1N1 do të shpejtohet këtë verë në BE. Kjo, për shkak të turizmit dhe vdekshmëria ka mundësi të rritet në vjeshtë, kur pandemia do të influencohet nga gripi sezonal. Gjithçka u bë e ditur në një konferencë për shtyp nga Komisionerja Europiane, Andrula Vasiliu, kompetente për çështje të shëndetësisë. “Në fillim të muajit tetor do të mblidhet këshilli i jashtëzakonshëm i ministrave të BE-së, që të merren masat e nevojshme. Presim një rritje të numrit të rasteve me gripin e ri edhe për shkak të periudhës turistike. Gripi sezonal i muajve tetor-nëntor, së bashku me pandeminë e gripit të ri A, do të sjellë rritjen e përhapjes së virusit A/H1N1 dhe rritje të vdekshmërisë”, - u shpreh Komisionerja Europiane e Shëndetësisë. Sipas saj, pandemia do të përhapet me shpejtësi të madhe në botë. Ajo konfirmoi se deri dje në vendet e BE-së ishin shënuar 17.189 raste të personave të infektuar me gripin e ri, 29 vdekje në Britani dhe katër në Spanjë. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se pandemia e gripit të derrave është përhapur me shpejtësi të paparashikuar që nga muaji mars, kur u konfirmua rasti i parë në Meksikë. Deri tani në mbarë botën rastet e infektimit të konfirmuara nga testet laboratorike janë 125.000, por numri real është shumë më i madh.
Broshurat, rregullat për higjienën e qytetarëve kundër përhapjes së virusit
Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP, po përgatisin disa spote publicitare për mënyrën se si duhet të ruhen qytetarët nga prekja e virusit. Ndërsa janë hartuar mijëra broshura të tjera për fëmijët dhe të rriturit, për simptomat dhe masat mbrojtëse. Të gjitha këto broshura do të shpërndahen në kopshte, çerdhe, shkolla apo institucione të tjera. Të vetmit që do të mbajnë maska, janë punonjësit e personelit shëndetësor, të cilët do të kenë kontakt të drejtpërdrejt me personat e prekur nga virusi.
Në to, jepen disa këshilla që sipas specialistëve janë një mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit në ambientet publike. Specialistët shprehen se kur të teshtihet të vendoset dora para, apo larja e duarve vazhdimisht në mënyrë që të mos infektohen personat e tjerë, të infektuar duhet të qëndrojnë në ambiente të mbyllura etj. Fletëpalosjet janë shpërndarë në porte, aeroportin “Nënë Tereza”, dhe pikat kufitare, të cilat informojnë udhëtarët me simptomat e virusit A/H1N1.
24 Korrik 2009