E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Do te inspektojme te gjitha pikat hyrese

Pandemia e gripit te derrave, por edhe sezoni turistik ka detyruar Ministrine e Shendetesise te marre masa ekstreme ne te gjitha piket hyrese ne vendin tone. Per kete arsye jane ngritur disa grupe pune nga ky dikaster, qe do te kontrollojne te gjitha piket hyrese. "Per shkak te situates se krijuar nga ardhja e virusit, por edhe nga sezoni turistik, ku numri i personave qe vijne ne vendin tone eshte shume i madh, do te kontrollohen te gjitha piket hyrese. Keshtu kontrolluam dy pikat me te medha, portin e Durresit dhe aeroportin e Rinasit, ndersa kontrolli do te vazhdoje edhe ne kufi me Greqine, Maqedonine dhe Kosoven", eshte shprehur ministrja e Shendetesise, Anila Godo. Sipas saj, niveli i pandemise do te vazhdoje ky qe eshte, nuk do te kete ulje te tij, pavaresisht rasteve qe paraqiten ne vendin tone. Kjo per vete faktin se eshte OBSH, ajo qe vendos per vendosjet e niveleve. Per sa i perket vaksinimit OBSH ka rekomanduar se te paret qe do te vaksinohen kunder virusit A/H1N1 jane bluzat e bardha, punonjesit ne institucionet qe ofrojne sherbime per qytetaret, femijet, grate shtatzena dhe te semuret kronike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›