Berisha Shqiperia u shpall Miss Planeti
Lajmin qe agjencia e lajmeve per turizmin Lonely Planet rendiste Shqiperine nje nder destinacionet turistike qe duhet vizituar Kryeministri Sali Berisha e cilesoi dje si mjaft pozitiv. Sipas tij Shqiperia u shpall Miss Planeti.
Lajmi me pozitiv qe qytetaret e planetit kane marre vesh ka qene kur agjencia me prestigjioze e turizmit shpalli Shqiperine Miss Bota per vitin 2011 - tha Berisha. Ne kete pike kreu i qeverise theksoi se prioritet per vitin 2011 do te jete pikerisht turizmi ndaj kerkoi qe Ministria e Kultures e Mjedisit dhe ajo e Puneve Publike te marrin masa dhe te inspektojne ku jane zonat qe kerkojne pastrim urgjent rruge drejt zonave arkeologjike dhe madje ritrajtim te keshtjellave. Ndaj dhe ne menyre absolute qe javen tjeter do ulemi te marrim ne analize nje nga nje cdo problem qe ka te beje me mikpritjen e vendit cdo raport per investim qe shkon per turizmin. Ne do te bejme gjithcka qe ne kete sezon turistik Shqiperia te jete me e paster dhe me e bukur. Jane me qindra vendet turistike qe Shqiperia ofron. Kemi trashegimi te pasur kulturore dhe urdheroj inspektoret te inspektojne te gjitha vendet e trashegimise kulturore qe jane me qindra ne menyre qe ato te mos humbin. Te inspektohen te gjitha vendet arkeologjike. Duhet te jene perparesi absolute per investime asfaltime rrugesh qe te cojne ne kala keshtjella kerkoj madje ritrajtim te keshtjellave - tha nder te tjera Kryeministri Sali Berisha. Sipas tij ata qe shpallen Shqiperine Miss Planeti duhet qe nepermjet investimeve nga ana shqiptare te marrin bekimin e miliona turisteve qe pritet te vijne vitet e ardhshme ne vendin tone.