S039e besoj Ramen Berisha kerkon me shkrim terheqjen

Berisha Rames Fjala fluturon shkrimi mbetet. Rama oferten ta dorezoje ne Parlament
Kryeministri Sali Berishai kujtoi dje kundershtarit politik Edi Rama nje shprehje latine Fjala fluturon shkrimi mbetet si konkretizim te terheqjes nga fletet e votimit. Nisur nga mungesa e hedhjes ne leter z. Berisha shprehet dyshues per fjalet e liderit te opozites Edi Rama se eshte terhequr nga fletet e votimit.
Kryeministri Sali Berisha perseriti edhe nje here kerkesen per depozitim te ofertes se opozites ne Kryesine e Kuvendit ku te shkruhet qarte se ne hetimet e 28 qershorit nuk do te perfshihen fletet e votimit. Meqenese zoti Rama sic me informoi zyra e shtypit ka deklaruar se i ka dorezuar Kryeministrit oferten ne ate oferte ai ben fjale per hetim te pakufizuar. Qe nga koherat me te hershme eshte thene nga latinet Verba vola scripta mane pra Fjala fluturon shkrimi mbetet. Dhe une e garantoj se do ta trajtoj me seriozitetin me te madh. Oferte per hetim te pakufizuar kryetari i nderuar i PS-se te harroje se une mund te pranoj - theksoi z. Berisha. Kryeministri beri te qarte se nuk eshte ne dijeni te asnje oferte te re te Partise Socialiste. Ai permendi faktin se Rama ka dorezuar oferten e vjeter te 14 shtatorit nderkohe qe kerkoi ta zyrtarizonte ne Parlament qendrimin e ri per terheqjen nga hetimi i kutive te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009.
Rama paska quajtur oferte te re ate te 14 shtatorit. Kjo per mua eshte nje lloj mungese e plote serioziteti. Ne ate oferte shkruhej per hetim te pakufizuar por ne sistemin demokratik nuk ekziston asnje personalitet apo institucion qe te kete fuqi te pakufizuar - u shpreh kreu i qeverise. Ai siguroi se qeveria do te shqyrtoje me seriozitet propozimet e opozites. Berisha ftoi kryetarin e PS-se te dorezoje ne Parlament oferten dhe propozimet e tij per zgjidhjen e ngercit politik. Mafia e votes nuk do mundet me kurre edhe sikur zoti Rama te beje cdo gje te mobilizoje dhjetefishin e fondeve qe mobilizoi per zgjedhjet e shkuara te neperkembe voten e ketyre qytetareve. Kjo eshte nje arritje historike e qytetareve shqiptare. Mafia do marre ate qe meriton. Qytetaret shqiptare kapercyen periudhen me te suksesshme sa i perket mbrojtjes se votes se tyre. Kurre ne histori nuk kane votuar sic votuan ne zgjedhjet e vitit 2009 por kurre ne histori ligjet dhe vota e tyre nuk u mbrojten sic jane mbrojtur gjate kesaj periudhe. Perpjekje per te shkelur mbi voten sepse ishte po ky zoteri qe per 15 muaj rresht donte tu merrte shqiptareve sekretin voten dhe tani thote qe nuk kam pune me votat. Nga ta di une qe ai neser nuk kthehet prape e thote se dua te shoh votat Une them Respekt te plote opozites mbrojtje te plote lirise se votes se shqiptareve dhe ndihem absolutisht me i vendosur se kurre per zgjedhje te lira dhe te ndershme sa here qe te votojne shqiptaret. Keto jane komentet e mia - theksoi z. Berisha.