Topalli ne Bruksel Reformat afruan Shqiperine me Evropen

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte e pranishme ne konferencen Ballkani ne zemer te Evropes qe u organizua ne Bruksel nga Partite Popullore Evropiane. Ne fjalen e mbajtur ne kete aktivitet Topalli ka theksuar se Shqiperia eshte tani me prane Evropes fale reformave qe jane arritur. Kryeparlamentarja falenderoi mbeshtetjen e dhene nga PPE per liberalizimin e vizave. Kjo eshte arritur fale reformave reale sfidave te veshtira qe kemi kaluar dhe permbushja e plote e kritereve te kerkuara si dhe fale axhendes aktive te miratuar nga Parlamenti gjate vitit te shkuar. Ne fakt vendi im eshte tani me prane Evropes. Shqiperia po ndryshon me shpejt se cdo vend tjeter nese marrim ne konsiderate situaten e saj vetem para 20 vitesh - tha Topalli. Ndersa kujtoi sistemin komunist ajo theksoi se per kete arsye liria dhe levizja e lire kane nje vlere edhe me te madhe per shqiptaret. Me tej ajo vuri theksin tek puna e Kuvendit. Pas zgjedhjeve qe u mbajten ne 2009 dhe qe ishin zgjedhjet me te mira qe Shqiperia ka realizuar zgjedhje qe plotesuan shumicen e kritereve te OSBE/ODIHR dhe qe u mbikeqyren nga ju parlamentare evropiane dhe parlamentare nga asamblete e tjera ne ne Shqiperi vazhduam te punonim fort pavaresisht veshtiresive. Ne Parlamentin e Shqiperise kemi pasur nje axhende shume te ngjeshur. Gjate ketij viti kaluam mbi 300 ligje vendime dhe rezoluta shume prej tyre tejet te rendesishme qe kishin te benin me detyrimet per liberalizimin dhe sfidat e tjera qe kemi - tha ajo duke shtuar se fale ketyre reformave institucionale dhe ekonomike Shqiperia eshte nje nga vendet qe vazhdon te kete rritje ekonomike rritje pozitive prej 4 per qind. Kryeparlamentarja shtoi me tej se besonte tek shteti i se drejtes dhe se per kete arsye i eshte dashur ti qendroje ketij parimi kur nga opozita ka pasur kerkesa te cuditshme. Une kam qene e detyruar dhe e vendosur edhe gjate ketyre viteve kur kam pasur shume kerkesa te cuditshme nga opozita ti qendroj fort ketij parimi shtetit te se drejtes. Dhe mendoj se shteti i se drejtes respektimi i ligjit dhe Kushtetutes duhet te jete i njejte per ne si shqiptare ashtu sic eshte edhe per vendet e tjera - ka thene Topalli. Sipas saj kjo eshte menyra me e mire per te ndihmuar dhe mbeshtetur nje vend qe ka shume energji perkushtim te madh politik per te ecur perpara dhe per tu bere sa me shpejt te jete e mundur anetare e Evropes BE-se. Me pelqen shume titulli Ballkani ne zemer te Evropes. Ne jemi evropiane ne e konsiderojme veten evropiane dhe po punojme shume qe te jemi te besueshem ne syte tuaj. Ne nuk po kerkojme gje tjeter vetem kerkojme qe secili te shohe qarte si ka ndryshuar realiteti ne rajonin tone dhe vecanerisht ne vendin tim. Une kam nje propozim heren tjeter qe nje delegacion nga Parlamenti Evropian te vije ne Shqiperi ju lutem mos qendroni brenda ju lutem shkoni e shihni Shqiperine qytetet e ndryshme dhe jam e sigurt qe kjo do te tregoje realitetin dhe te verteten e Shqiperise sot - ka perfunduar Topalli.
Princesha Lea Topallit Drejtimi juaj model qe befason Evropen
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti dje Shkelqesine e saj Mbreterore Princeshen Lea te Belgjikes e cila shoqerohej nga ministri i Shtetit te Belgjikes Jaak Gabriels.
Princesha Lea u shpreh se ndihej e kenaqur qe viziton Shqiperine nje vend per te cilin kishte degjuar shume te flitej si nje nder vendet ish-komuniste me te izoluara por qe aktualisht njeh ritme dinamike zhvillimi. Topalli theksoi se vizita e princeshes se Belgjikes behet vetem pak dite pasi Parlamenti Evropian dhe Keshilli Evropian kane aprovuar ne unanimitet levizjen e lire per shqiptaret. Shqiperia jeton kohen e sfidave kohen e realizmit te tyre. Ne i jemi mirenjohes Belgjikes per kontributin ne kete proces edhe per faktin se levizja ky dimension thelbesor i lirise u realizua gjate Presidences belge te BE-se - theksoi ajo. Shqiperia ndonese jam ketu prej pak oresh - tha Princesha Lea - me ka hyre ne zemer sepse ne cdo moment gjej fakte interesante dhe te mrekullueshme per vendin tuaj.