E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto ne Vatikan fton Papen ne Shqiperi

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto gjate vizites se tij ne Vatikan u takua me Papen Benedikti i 16-te. Ne nje bisede telefonike per Alsat kreu i diplomacise shqiptare dha detaje rreth takimit dhe fteses qe i ka bere Atit te Shenjte per nje vizite ne Shqiperi vitin e ardhshem. Me rastin e 100-vjetorit te Nene Terezes dhe 20-vjetorit qe ne kemi me seline e shenjte vitin e ardhshem i kam paraqitur atij ne emer te qeverise shqiptare nje ftese te Kryeministrit per te vizituar Shqiperine vitin e ardhshem. Mendoj do te trajtohet ne menyre pozitive nga ana e Atit te Shenjte - tha Haxhinasto. Ministri Haxhinasto i ka shprehur Papes mirenjohjen e Shqiperise per perpjekjet e Vatikanit per afrimin e religjioneve dhe qyteterimeve. Ne kuader te vizites se tij ne Seline e Shenjte ministri Haxhinasto beri edhe nje vizite ne Komunitetin e Sant Exhidios. Duke vleresuar angazhimin e ketij komuniteti ne Shqiperi ne fusha te tilla si shendetesia arsimi ndihma ndaj shtresave ne nevoje si dhe ne rajon ne drejtim te forcimit te paqes dhe bashkejeteses ministri Haxhinasto shprehu besimin se bashkepunimi me kete komunitet do te forcohet dhe zhvillohet me tej ne te ardhmen. Po keshtu ministri Haxhinasto falenderoi perfaqesuesit e ketij komuniteti per kontributin e tyre ne drejtim te rritjes dhe promovimit te imazhit te Shqiperise dhe shqiptareve ne Itali. Bashkebiseduesit ndane te njejtin mendim se harmonia dhe bashkejetesa fetare ne Shqiperi eshte nje realitet qe meriton vleresim. Perfaqesuesit e Komunitetit te Sant Exhidios nenvizuan se liberalizimi i vizave eshte nje arritje per te gjithe shqiptaret dhe se ky liberalizim ka mbeshtetjen edhe te publikut italian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›