E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria vend tërheqës për investime

Ekonomia shqiptare dhe kontributi i kompanive amerikane në zhvillimin e saj ka qenë dje në vëmendjen e kryeministri Sali Berisha Kryeministri Berisha mori pjesë në Forumin e Investimeve SHBA-Shqipëri, me pjesëmarrjen e rreth 100 kompanive dhe sipërmarrjeve amerikane. Të pranishëm në Forum ishin edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi, ambasadorë etj.Sesioni i parë i këtij Forumi u hap nga Eneida Guria, Drejtore e Agjencisë për Investimet dhe Zhvillimin (AIDA). Gjatë këtij sesioni u shfaq edhe një video promovuese të Shqipërisë, natyrës dhe potencialeve të saj. Kryeministri Berisha bëri një prezantim shumëplanësh të zhvillimit ekonomik të vendit dhe treguesve ekonomiko-fiskalë, reformave ekonomike, fiskale dhe dixhitalizimit të procedurave administrative të ndërmarra nga qeveria shqiptare, në funksion të bërjes së vendit sa më tërheqës për investimet e huaja, e dëshmuar kjo edhe nga niveli i lartë i rritjes së investimeve të huaja në vend, si dhe të potencialeve zhvillimore të vendit në të gjitha fushat, në pasuritë e saj të mëdha natyrore, në infrastrukturë, në energjetikë, në fushën e turizmit etj. Kryeministri ftoi sipërmarrësit amerikanë të investojnë në Shqipëri, duke i garantuar ata se do të jenë të mirëpritur, do të gjejnë një mjedis shumë miqësor për investimet dhe projektet e tyre do të jenë një histori suksesi. Forumi për Investimet, i parë i këtij lloji që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u prit me interes të madh nga përfaqësuesit e kompanive dhe grupeve financiare amerikane që e ndoqën atë. Një pjesë e tyre kanë projekte konkrete që pritet t’i prezantojnë në Shqipëri. Ndër kompanitë dhe grupet financiare më të mëdha të pranishme ishin Google, Coca Cola, kompania minerare Alcoa, American Express që ofron shërbime financiare, Bechtel, kompania e sigurimeve dhe shërbimeve financiare Chartis, UBS, Patton Boggs, Marriot Group, Behre Dolbear, Morgan Stanly etj. Sesioni i parë i Forumit u përshëndet edhe nga kongresmeni Eliot Engel, Presidenti i Fondit Amerikan të Zhvillimit Michael Granoff, Ambasadori Frank Ëisner dhe nga Tony Podesta, President i Podesta Group.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›