PS refuzon Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor

Delegacioni i PE-se propozoi ne tryezen e djeshme te Komitetit te Stabilizim-Asocimit ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per te hetuar zgjedhjet e 28 qershorit
Pas 4 oreve debat ku jo rralle perfaqesuesit e PE-se perdoren fjalen boll pa asnje marreveshje mes paleve perfundoi dje ne Tirane tryeza e Komitetit te Stabilizim-Asociimit. Mbledhja e djeshme Shqiperi - Bashkimi Evropian u mbyll pa asnje deklarate zyrtare cka do te thote se eurodeputetet deshtuan ne misionin e tyre per te arritur nje marreveshje midis paleve. Delegacioni i PE-se theksoi ne perfundim te takimit se u propozua ngritja e komisionit hetimor parlamentar ndersa per rinumerimin e fleteve te votimit duhet te vendose Gjykata Kushtetuese. Por ishin te ashpra diskutimet dhe akuzat mes paleve shqiptare pergjate 4 oreve te tryezes te cilat kane detyruar eurodeputetet te thone jo rralle boll. Por per nderkombetaret mungesa e ketij konsensusi eshte I demshem pikerisht ne keto momente. Deshtimi i deklarates se perbashket per hetimin e zgjedhjeve dhe fatin e kutive te votimit ka ardhur pasi Partia Socialiste refuzoi qe ne kete propozim te eurodeputetes Doris Pak te perfshihet fjalia Te respektohet Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta. Kryetari i delegacionit Eduard Kukan u shpreh i zhgenjyer per mungesen e arritjes se kompromisit dhe tha se kjo do te ndikoje ne pergjigjen qe Bashkimi Evropian do te jape per aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat.
Po jam i zhgenjyer sepse per heren e dyte nuk ishim ne gjendje qe ne fund te takimit te miratonim nje deklarate te perbashket. Eumlshte e nevojshme te vazhdohet dialogu politik me shpresen se do te kete progres. Javen e ardhshme do te jepet progres-raporti per Shqiperine dhe opinioni i KE-se pyetesori i te cilit u dorezua nga Shqiperia. Nuk e di cila eshte permbajtja e tekstit ndonese disa media kane shkruar per te. Asgje nuk eshte zyrtare. Por perfundimi i ketij takimi nuk eshte aspak nje lajm pozitiv dhe konstruktiv per Shqiperine para kesaj ngjarjeje te madhe - deklaroi Eduard Kukan. Sipas tij kjo eshte nje mesazh i gabuar per Evropen cka do te thote se dialogu politik mes partive kryesore vazhdon te krijoje pengesa dhe ngerc per progresin evropian te Shqiperise.
Delegacioni i Parlamentit Evropian prej tete vetesh i kryesuar nga Eduard Kukan propozoi ne tryezen e djeshme ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per te hetuar zgjedhjet e 28 qershorit. Palet miratuan drejtimin e tij nga opozita dhe po prej saj te merret edhe shumica e ketij komisioni. Ne perfundim te takimit te komitetit te SA-se kryesuesi i delegacionit te eurodeputeteve duke folur per perfundimin e takimit dhe mosgjetjen e nje kompromisi mes paleve kundershtare e cilesoi kete konflikt si nje mesazh shume te keq per Evropen. Tryeza e Komitetit te Stabilizim-Asocimit u fokusua jo vetem ne arritjen e nje kompromisi per ngercin politik por edhe ne funksionimin e sistemit gjyqesor reformat e bera ne kete sektor respektimin e te drejtave te njeriut lirine e medias si dhe zhvillimin ekonomik te vendit. Me heret gjate ketij takimi eurodeputeti italian Antonio Cancian perseriti thirrjen qe Shqiperia duhet ti jape fund ngercit politik dhe te fokusohet ne ceshtje qe jane prioritare per zhvillimin e vendit dhe demokracise. Madje Cancian theksoi se rezoluta e PE-se per Shqiperine ishte nje pike e forte ne te cilen palet duhet te mbeshteteshin per te shkuar drejt zgjidhjes se krizes.
Eurodeputeti italian vuri theksin tek ekonomia ku papunesia theksoi ai eshte armiku me i madh ne masen 13.