Berisha: Shqipja, vend qendror në shkolla
TIRANË- Mbrojtje të gjuhës shqipe, vend qendror në gjithë programet shkollore dhe mbështetje albanologëve për studime të mëtejshme, në mënyrë që shqipja të vihet në piedestalin që i takon. Me këto fjalë i është drejtuar sot kreu i qeverisë, Sali Berisha, studiuesve dhe dashamirësve të gjuhës shqipe të pranishëm në konferencës për Ditën e Albanologjisë, organizuar nga ky institut në kryeqytet.
Sipas Berishës, gjuha shqipe meriton një përpjekje shumë të madhe për ta vendosur në piedestalin e të vërtetave të mëdha. Gjuha smund të injorojë se për arsye të ndryshme njohu vështirësitë e saj. Ishin të mëdhenj ata burra që me një përballje shkencore u përpoqën ta zhvillonin dhe konsolidonin atë në një hulli natyrale, por përpjekja për ta zhveshur gjuhën nga ajo pjesë e saj që ishte ligjëruar në shekuj, që ishte liturgjia ishte një përpjekje e bazuar në doktrinën staliniste- tha Berisha.
Sipas tij studiuesit duhet ti bëjnë shqipes shërbimet që meriton, ndërkohë që Ministria e Arsimit ti gjejë asaj vendin qendror në të gjitha programet e shkollave.
Asgjë nuk ka më të çmuar një komb se gjuhën, le të shkurtohen programet e doktrinave të tjera dhe ti hapet hapësira e gjuhës, një shqiptar i qytetëruar është ai që flet gjuhën e tij- tha Berisha, duke shtuar se edhe në fakultetin e Gazetarisë shqipja të zërë vendin që i takon.
Berisha ka garantuar studiuesit dhe albanologët për mbështetje të plotë nga qeveris. Mbështetja për ju përparësi absolute për ju dhe qendrën tuaj. Të merremi me nxjerrjen në shesh të të vërtetave të mëdha- tha ai.