SHBA, nuk votohet plani i taksave, revoltohet Obama
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA nuk votoi në favor të planit të Senatit që do të zgjaste edhe për dy muaj shkurtimet e taksave mbi të ardhurat, duke kërkuar një raund të ri bisedimesh. Ky vendim do të bëjë që të rriten taksat për miliona amerikanë, ndërsa të tjerë mund të humbin sigurimin për papunësinë.
Ky është një ngërç tjetër që bëhet prezent nënë qeverisjen e Obamës. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, tha në një konferencë shtypi se ligjvënësit republikanë kishin bërë detyrën, duke fajësuar ligjvënësit në Senat.
Mosmiratimi i planit në Dhomën e Përfaqësuesve shkaktoi reagimin e zemëruar të Presidentit Obama. Ai i kritikoi republikanët po përpiqen të sigurojnë koncesione politike nga demokratët lidhur me ato, që Presidenti i cilësoi çështje që nuk kanë lidhje me planin e Senatit.