E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Rama më ka inat për një batutë të 1998-s

Share

Epilogu i sagës Islami ndodhi dje në Opinion, në TV Klan. Me një pamje të lodhur dhe vetulla të rëna mbi sy, Kastriot Islami zgjodhi ekranin armik të Partisë së vet, të akuzuar dhe si ekrani i pushtetit, për të shpjeguar çfarë ka ndodhur.

Pasi bëri Kasandrën, duke parashikuar se Partia Socialiste do rrijë edhe një mandat të tretë në opozitë, ai e shpjegoi shumë thjesht situatën ku gjendet: Zoti Rama është inatçor. Inati fillonte që më 1998, kur Rama paska hyrë në zyrat e Kryeministrisë me pantallona të shkurtra, dhe Islami pasi e ka qortuar e i ka kërkuar të vishet seriozisht paska bërë edhe një batutë që nuk i kujtohet. Rama, qenkësh qarë më pas te Nano, dhe nuk ia ka harruar kurrë këtë.

Jo vetëm kaq, por Rama ndjehet inferior ndaj njerëzve inteligjentë, çka, nënkuptoi Islami është një tjetër motiv hakmarrës.

Momenti më i sinqertë i bisedës, ishte kur Islami pranoi që nuk e priste të përjashtohej. Njeriu i caktuar për të përllogaritur formulat e zgjedhjeve për socialistët, nuk arriti as të llogariste një gjë të thjeshtë, përjashtimin e vet.

respublica.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›