E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shqiptarët mbështetën mazhorancën

Kryeministri Berisha ka falenderuar shqiptarët për besimin që treguan ndaj qeverisjes aktuale duke i dhënë votën politike në zgjedhjet e 8 majit.

Në mbledhjen e parë të qeverisë që nga zhvillimi i zgjedhjeve, kryeministri Berisha ka theksuar se shqiptarët në rang kombëtar mbështetën mazhorancën ndërsa ka shtuar se votëbesimi i qytetarëve do të konvertohet nga qeveria me më shumë projekte dhe mirëqënie për ta.

"Në votim ka pasur dhe një fletë politike, votim tërësisht politik pasi ka pasur siglat e pative. Qytetarët me votën politike i besuan kësaj mazhorance” theksoi Berisha duke shtuar se mazhoranca kryeson me 6 përqind në këtë votim politik.

“Falendoroj të gjithë shqiptarët për mbështetjen e madhe dhe i garantoj ata se qeveria do ta konvertojë besimin në projetke të mëdha, në refoma të thella, me ndërtimin e infrastrukturës rrugore moderne, në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe me rritje e pagave dhe pensioneve” theksoi Berisha.

Sipas tij votëbesimi politik për qeverinë përbën një garanci për një fitore të sukesshme për mazhorancën në vitin 2013.
 

Duke iu referuar votimit në kryeqytet, kryeministri Berisha theksoi se është në pritje të rezultatit përfundimtar duke shtuar se procesi I numërimit të votave po zhvillohet në mënyrë korrekte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›