E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Numërimi i mirë, rezultatet të jenë solide

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth është paraqitur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në KZAZ-në 49, në njësinë 5 për të parë nga afër nisjen e procesit të numërimit.
 

Pas ndërprerjes së numërimit gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme , ambasadori Wollfarth është rikthyer sërish sot në njësinë 5 për të vëzhguar numërimin e 16 kutive të fundit të cilat do të përmbyllin edhe procesin e zgjedhjeve.

Në një prononcim për “Ora News”, ambasadori Wollfarth theksoi se numërimi është duke u zhvilluar me një intensitet të lartë.
“E admiroj punën që po bëjnë komisionerët, atmosfera ishte e nxehtë mbrëmë. I respektoj përpjekjet për të numëruar me përpikmëri çdo votë të vetme” theksoi Wollfarth duke shtuar se shpreson se së shpejti të ketë një rezultat të saktë. Sipas tij procesi i numërimit është i mirë por raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it do ta përcaktojë më mirë se si ka vijuar procesi.

I pyetur nga “Ora News” se nëse do të ketë kontestime pas shpalljes së rezultatit, Ambasadori Wollfarth theksoi se kjo do të varet nga konstatimet që do të bëjnë kandidatët por sipas tij e rëndësishme është që të ketë rezultate sodite dhe kjo sipas tij varet nga një proces i mirë numërimi.

Ndërsa i pyetur se sa mund të ndikojnë zgjedhjet për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, ambasadori Wollfarth theksoi se kjo do t`u lihet përfaqësuesve të BE-së ndërsa shtoi se sa më lehtë të jetohet demokracia aq më lehtë janë hapat e mëtejshme për vendin.

“Po janë tregues por kjo do tu lihet përfaqësuesve të Bashkimit Europian” theksoi më tej Wollfarth duke shtuar se zgjedhjet do të jenë një tregues i mirë për funksionimin e demokracisë në vend.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›