BE kushtet per statusin e vendit kandidat
Kreu i ardhshem i Presidences se Bashkimit Europian ka deklaruar dje se Shqiperia duhet te plotesoje kriteret e duhura per te marre statusin kandidat. Dje ne Tirane ka ardhur per vizite
ministri i Jashtem polak Radostav Sikovski i cili ka zhvilluar nje takim me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto. Nga vezhgimi i ketyre zgjedhjeve mund te them qe metodat jane korrekte transparente dhe nuk kemi verejtje thelbesore.
Do ti mbeshtes aspiratat e Shqiperise per integrimin ne Bashkimin Europian por nga ana tjeter do te kerkoj plotesimin e kerkesave dhe qe kjo te realizohet duhet te keni unitet kombetar dhe konsensus ne kete proces te rendesishem. Plotesimi i ketyre kritereve per tu bashkuar me BE kerkojne uljen e temperaturave dhe bashkepunimin e paleve tha ministri Shikovski. Polonia do te marre presidencen e Bashkimit Europian qe nga korriku i ketij viti ndaj zoti Shikovski theksoi se me pergjegjesi te plote deklaron se tri jave pasi Shqiperia te marre statusin kandidat do te jete pjese e Bashkimit Europian. Shqiperia kur te marre statusin e vendit kandidat tri jave me vone do te nise negociatat. Sic e dime keto procese lidhen me plotesimin e kushteve.