Zgjedhjet Berisha pranon se i ka humbur qendrat e medha urbane

Ne mbledhjen e pare te Keshillit te Ministrave pas zhvillimit te zgjedhjeve kryeministri Sali Berisha u shpreh se procesi zgjedhor ishte korrekt dhe numerimi i votave eshte me i sakti se ne cdo vend tjeter. Kreu i PD-se u shpreh se qytetaret me 8 maj rifreskuan besimin per mazhorancen qeverisese. Berisha ndryshe nga heret e tjera i ka cilesuar zgjedhjet lokale qartesisht politike. Berisha pranoi se ka humbur qendrat kryesore urbane.
Ne fletet e votimit ka pasur dhe nje vote politike. Votim strikt teresish kryekeput politik. Politiken ia besuan kesaj mazhorance. Sovrani foli duke i dhene nje vleresim mbi 6 mazhorances me voten e tij politike. Ky eshte rifreskim i mbeshtetjes per mazhorancen. Do ti garantoje se per kete mbeshtetje politike qeveria do ta konvertoje ate ne projektet te medha u shpreh Berisha. Nga ana tjeter ai pranoi humbjen e bashkive kryesore duke thene se ne keto zgjedhje del e qarte se qytetaret i kane dhene opozites administrimin e qendrave me te medha urbane.
Kryeministri duke folur per procesin e numerimit te votave theksoi se ne Shqiperi votat numerohen me sakte se ne cdo vend tjeter. Ne kete vend cdo vote numerohet me me pergjegjesi me me saktesi se ne cdo vend tjeter. Ndiqeni garen pavaresisht rivalitet dhe kundershtive. Secili kandidat e ka te qarte dhe eshte i bindur se vota po numerohet ne menyre me korrekte tha kreu i qeverise.
Ne vleresimin e pergjithshem te procesit zgjedhor Berisha e vleresoi ate me nota me pozitive. Ai tha se zgjedhjet e 8 majit ndihmuan ne procesin e integrimit te Shqiperise ne BE. Zgjedhesit me 8 maj fisnikeruan demokracine e ketij vendi. Nderuan lirine dhe vlerat e saj faktuan para mbare botes vendosmerine tyre per te konsoliduar sistemin demokratik ne vend. Kontribuuan ne procesin e integrimit te metejshem te Shqiperise tha kreu i qeverise.
Shekulli On Line