Berisha: Shqiptaret mbrojten hebrenjte
Kryeministrit Sali Berisha mori dje pjese ne punimet e Institutit Nderkombetar i Studimeve mbi Holokaustin (Yad Vashem) ne konferencen "Shqiperia, shqiptaret dhe Holokausti: nje ceshtje e jashtezakonshme ne kontekst". Ne fjalen e tij, Berisha deklaroi se kjo konference kujton nje nga zhvillimet me tragjike ne historine e njerezimit, Holokaustit, proces nga i cili shqiptaret, per traditen dhe virtytin e tyre, dolen krenare, pasi nuk moren pjese ne kete proces barbar. "Shqiptaret i trajtuan dhe i mbrojten anetaret e komunitetit hebre ne Shqiperi, apo qe erdhen nga vende te tjera, njesoj sikunder t'i kishin anetare te familjeve te tyre", deklaroi Berisha. Nga ana tjeter, kreu i qeverise denoi edhe deklaratat e Presidentit te Iranit, i cili pak kohe me pare e ka konsideruar holokaustin si fals. Po dje, kreu i qeverise, Berisha, vizitoi dhe ambasaden kineze per t'u shprehur perfaqesuesve te kesaj ambasade dhe ngushellimet e popullit shqiptar ne lidhje me termetin, qe goditi rreth nje jave me pare kete vend. F.M