Shpani: Miratim ligjit te dosjeve
Pak dite me pare kreu i Grupit parlamentar te Partise Demokristiane, Ndue Shpani, deklaroi se ishte e papranueshme qe ende ne Kuvend nuk kishin kaluar per shqyrtim draftet qe kerkojne hapjen e dosjeve per zyrtaret e larte. Sipas Shpanit, prej me shume se nje viti, PDK ka paraqitur ne Kuvend edhe nje draft, i cili parashikon hapjen e dosjeve dhe ende ai nuk ka kaluar per shqyrtim ne asnje nga komisionet parlamentare. Madje, kreu i Grupit parlamentar te PDK-se, Shpani, nuk ngurroi te theksonte se personat qe kane qene aktive ne radhet e ish-sigurimit te shtetit jane ata persona, te cilet u shfaqen me aktiv kunder Partise Demokristiane. Sipas Shpanit, Shqiperia eshte vendi i fundit nga vendet e Evropes Lindore, e cila nuk ka perjashtuar nga jeta politike ish-bashkepunetoret e sigurimit te shtetit.