E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqiptarët më nisin mesazhe urimi për fitoren

Në një konference 4 minuteshe, kryeministri Sali Berisha bëri të ditur se edhe pse nuk është publikuar ende rezultati zyrtar, populli shqiptar e ka kuptuar se fitorja e 28 Qershorit i përket të djathtës dhe se për këtë i kane drejtuar kryetarit te qeverise, urimet përkatëse. BALKANWEB.TV: Berisha: Shqiptarët më nisin mesazhe urimi TIRANE- Kryeministri Sali berisha shprehet entuziast për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. Në një komunikim me mediat, Berisha bëri të ditur se edhe pse nuk është publikuar ende rezultati zyrtar, populli shqiptar e ka kuptuar se fitorja i përket të djathtës dhe se për këtë ka marrë urimet përkatëse nga shume shqiptare.
Kreu i ekzekutivit Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për shtyp që zgjati vetëm 4 minuta ku ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj të gjithë atyre qytetarëve që i kanë dërguar mesazhe urimi për zgjedhjet e 28 qershorit.

“Jam këtu për të falënderuar të gjithë ata shqiptarë kudo ndodhen për mesazhet e shumta që më kanë dërguar nga data 29 qershor e deri më sot. I kam lexuar me shumë respekt çdo mesazh, me pamundësinë për tu përgjigjur gjithsecilit u shpreh atyre falënderimin më të përzemërt. Ju uroj atyre shumë suksese, gëzime dhe mbarësi në familjet e tyre”- theksoi Berisha.
Sipas Berishës, urimet janë shprehjej obligimi dhe energjie. Berisha nuk pranoi të pyetej nga gazetarët për koalicionet e mundshme që do të përbëjnë qeverinë e re që del pas 28 Qershorit.

(d.b/a.r/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›