Ristani: Rezultati i zgjedhjeve, pas 3 ditësh

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani në një intervistë ekskluzive për Ora News tha se rezultati zyrtar i zgjedhjeve të 28 qershorit do të dalë pas 3 ditësh. Sipas Ristanit, aktualisht KQZ-ja po numëron kutitë e votimit në Fushë-Kuqe dhe në Fier ndërkohë që nesër nis numërimi edhe i kutive të konsideruara si të parregullta. Ai bëri me dije se që nga dita e nesërme do të miratohen tabelat përmbledhëse për qarqet në gjithë vendin. Sipas Ristanit, vetë PD-ja ka marrë 69 mandate në zgjedhje, ndërsa si koalicon "Aleanca e Ndryshimit", ka marrë 71 të tillë.