Ambasadori Sequi takon Ilir Metën: Gjithëpërfshirje dhe reforma për integrimin
Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi është takuar sot me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.
Në një prononcim të përbashkët për shtyp, kreu i LSI-së Ilir Meta ka garantuar angazhim të plotë për plotësimin e reformave për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe integrimin në Bashkimin Europian.
Meta ka deklaruar se në këtë process do të ketë gjithëpërfshirje duke shtuar se do të punohet shumë për të çuar përpara vendin.
“Ishte kënaqësi për të takaur ambasadorin Sequi dhe për të ndarë vlerësimet për zgjedhjet e 23 qershorit. Me këtë rast shpreha falenderimet për angazhimin e tij të Bashkimit Europian, Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian i cili ishte mjaft aktiv për monitorimin e zgjedhjeve, ishin moment kyç për të ardhmen e statusit të vendit kandidat. Falë shpirtit europian të qytetarëve këto zgjedhje dhanë një mesazh të qartë për të ecur më shpejt prandaj dhe e garantova ambasadorin Sequi se do të punojmë më ngushtë për të çuar përpara disa reforma që përshpejtojnë marrjen e statusit të vendit kandidat” tha Meta.
Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ripërsëriti se duhet të bëhet një trazicion I qetë I pushtetit për të bërë të mundur vijimin e reformave që të përshpejtuar integrimit në BE.
“Erdha për ta uruar zotin Meta për fitoren e madhe por edhe për ta falenderuar për rolin e tij për integrimin në Bashkimin Europian. Është e vështirë të mos bie dakrot me fjalët e tij sepse kjo është pikërisht ajo që ne presim nga Shqipëria në mënyrë që të ecet përpara në rrugën e integrimit në BE. Pas këtyre zgjedhjeve ne kemi besim që do të ketë një trazicion të qetë të pushtetit në mënyrë që të përqëndrohet puna në axhendën e reformave të integrimit. Në fakt mbeta i kënaqur nga fjala gjithëpërfshirje që është fjala kyçe sepse integrimi është një proces që përfshin të gjithë vendit. Dhe sidomos në ato elementë që përmendi edhe zoti Meta. Ne kemi besim që kjo do të bëjë të mundur edhe në sajë këtij angazhimi të ri” tha ambasadori.
vijon…